LAJMI I FUNDIT:

Pesë mënyra si ta ktheni situatën në favorin tuaj edhe kur ju duket se keni prekur fundin

Pesë mënyra si ta ktheni situatën në favorin tuaj edhe kur ju duket se keni prekur fundin

A jeni ndjerë e humbur në vendin e punës apo në atë që jeni duke bërë çdo ditë? Epo duhet ta dini se nuk jeni të vetëm!

Janë miliona njerëz nëpër botë që ndihen kështu si ju. Madje të gjithë pa përjashtim e njohim ndjenjën e tmerrshme të ankthit.


Të qenurin nën presion, gjërat që dalin nga kontrolli dhe nisin dhimbjet në stomak, …etj. Por është e rëndësishme të dimë se nuk kemi përse të përjetojmë të gjitha këto efekte negative.

Disa njerëz kanë mësuar të nxjerrin anën pozitive në gjithë këtë. Po ju listojmë pesë teknika të cilat mund ti bëni tuajat dhe do tu ndihmojnë:

Mos e sforco mendjen tënde

Nëse ju ndodh rregullisht të zgjoheni në mes të natës të shqetësuar se sa shumë është shtuar lista e gjërave që duhet ti bëni të nesërmen atëherë mbani një bllok shënimesh dhe një stilolaps pranë krevatit ose telefonin e zgjuar.

Ankthi kronik mund të zbehet nëse shkruani atë që ju kujtohet kurdo qoftë pasi qetëson mendjen dhe ndihmon në një gjumë më rezultativ. Ktheje ankthin negativ në pozitiv: Në mëngjes mund të kuptoni se keni patur një ide EUREKA!

Nuk keni përse të mendoni për idenë tuaj gjatë gjithë natës, rrëmbeni stilolapsi apo telefonin dhe shkruajeni atë që u kalon nëpër mend pa u menduar dy herë.

Merr kohë për veten tënde

Ankthi mund të jetë një mekanizëm mbrojtës ose reagim i trupit. Në secilin rast ne e shtyjmë veten ti shkojmë deri në fund problematikës por ndonjëherë zgjidhja më e mirë do të ishte thjesht të merrnim pak pushim për veten. Kështu herën tjetër që gjendeni në një situatë ku stomaku po ju “gërryen” , dilni bëni një shëtitje pastaj mendoni për zgjidhjen.

Ktheje ankthin negativ në pozitiv: Fillo të kuptosh se çfarë ta shkakton këtë gjendje paniku dhe vepro. Nëse ke vullnetin të ndihmosh veten në këtë situatë dhe ke një lloj kontrolli mbi të atëherë ke filluar ta përdorësh ankthin pozitivisht.

Mos u bëni impulsiv

Duhet të kenë një arsye përse situata në të cilën gjendeni ju bën të ndjeheni ankthioz. Kur truri percepton rrezik, ai përpiqet ta vërë trupin në lëvizje duke prodhuar adrenalinë. Por të ndihesh ankthioz është një shenjë që të duhet të marrësh një vendim shpejt nën këtë presion. Mos u nxitoni, merrni kohën tuaj, vetëm kështu do të gjeni zgjidhjen e duhur.

Ktheje ankthin negativ në pozitiv: Kujtoi vazhdimisht vetes se realiteti dhe mendimet janë gjëra të ndryshme. Shpesh perceptimi jonë për një situatë të vështirë është shumë më i komplikuar nga sa ndodh në realitet. Disa njerëz e shkruajnë versionin më të keq që mund të ndodhë në një ngjarje dhe pasi e lexojnë kuptojnë sa shumë janë shkëputur nga realiteti dhe sa pak gjasa ka të ndodhë kjo gjë.

Mësoni teknika që ju bëjnë të ndiheni mirë

Njerëzit që kanë një punë stresuese shpesh bëjnë terapi vetëqetësuese si p.sh vizualizimi i vendit të preferuar dhe trupi ndihet sikur ke shkuar atje dhe ndjen, dëgjon e sheh me sytë e mendjes këtë vend shumë qetësues ose të numërosh me ngadalë deri në 100. Ju mund të gjeni cila është teknika që ju bën ta fokusoni trurin diku tjetër jo tek ajo që ju shkakton stres.

Ktheje ankthin negativ në pozitiv: Mëso të marrësh frymë në mënyrën e duhur. Nëse merrni mësime Yoga për këtë gjë do ta keni më të lehtë.

Ndjehuni të motivuar

Shkencëtarët kanë zbuluar se trupi stimulohet prej ankthit. Madje është një moment që truri është më efikas dhe kreativ nën presion. Merrni më të mirën në këtë situatë ashtu si bëjnë aktorët apo sportistët.

Ktheje ankthin negativ në pozitiv: Shikoje një situatë stresuese në një tjetër këndvështrim duke i kujtuar vetes se sa brilante jeni dhe sa mirë do të shkojë ajo që jeni duke bërë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori