LAJMI I FUNDIT:

Pesë lojtarë të Man Cityt mund të parandalojnë dënimin e Benjamin Mendyt me burgim të përjetshëm

Pesë lojtarë të Man Cityt mund të parandalojnë dënimin e Benjamin Mendyt me burgim të përjetshëm

Mbrojtësi i suspenduar i Manchester Cityt, Benjamin Mendy ka zënë vendin e tij në bankën e të akuzuarve për t’u gjykuar në Gjykatën e Chester Croën në Angli për tetë akuza për përdhunim dhe një sulm seksual që dyshohet se ka ndodhur midis viteve 2018 dhe 2021.

Gjyqi i Mendyt pritet të zgjasë përafërsisht 15 javë, me tetë burra dhe gjashtë gra që janë përzgjedhur tashmë si juri.


Sipas The Athletic, deri në pesë nga shokët e skuadrës së Mendyt në Manchester City – nga e kaluara dhe e tashmja – mund të thirren si dëshmitarë.

Benjamin Mendy del sërish para gjykate - çfarë është duke ndodhur me anëtarin e Man Cityt
Lexo po ashtu Benjamin Mendy del sërish para gjykate - çfarë është duke ndodhur me anëtarin e Man Cityt

Jack Grealish, Riyad Mahrez, Kyle Walker, Raheem Sterling dhe John Stones të gjithë mund të jenë të pranishëm në gjyq.

Sipas Daily Mail, anëtarët e jurisë u pyetën nëse kishin ndonjë marrëdhënie me lojtarët që luanin së bashku me Mendyn te City.

Me çfarë dënimi mund të përballet Benjamin Mendy?

Dënimi me të cilin mund të përballet Benjamin Mendy mund të variojë nga pesë deri në 20 vjet burg, por nuk mund të përjashtohet një dënim i përjetshëm.

Mendy, i cili iu bashkua Manchester Cityt nga Monaco në vitin 2017, u deklarua i pafajshëm për nëntë akuza të veprave seksuale.

Ai u pezullua nga “Qytetarët” pasi policia e akuzoi atë më 26 gusht të vitit 2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori