LAJMI I FUNDIT:

Benjamin Mendy del sërish para gjykate – çfarë është duke ndodhur me anëtarin e Man Cityt

Benjamin Mendy del sërish para gjykate – çfarë është duke ndodhur me anëtarin e Man Cityt

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është deklaruar i pafajshëm për një akuzë të tetë për përdhunim përpara gjyqit të tij.

Futbollisti u paraqit në Chester Crown Court të mërkurën për gjykimin e tij. Ai tashmë ka mohuar shtatë akuza për përdhunim, një akuzë për tentativë përdhunimi dhe një akuzë për sulm seksual.


Ai u deklarua i pafajshëm për akuzën e 10-të, në lidhje me një ankues të ri, i cili tashmë ishte raportuar, por nuk i ishte parashtruar më parë.

Benjamin Mendy deklarohet i pafajshëm ndaj nëntë akuzave për përdhunim
Lexo po ashtu Benjamin Mendy deklarohet i pafajshëm ndaj nëntë akuzave për përdhunim

28-vjeçari, i cili kishte veshur një kostum blu për seancën dëgjimore, dyshohet se ka kryer vepra penale ndaj shtatë të rejave nga tetori 2018 deri në gusht të vitit të kaluar. Ai do të dalë në gjyq së bashku me të pandehurin Louis Saha Matturie.

Matturie, nga Eccles, Salford, mohon tetë akuza për përdhunim dhe katër akuza për sulme seksuale në lidhje me tetë vajza të reja. Veprat e tij të supozuara shtrihen nga korriku 2012 deri në gusht të vitit të kaluar.

Mendy fotografohet duke vrapuar me pajisjen lokalizuese, derisa pret gjyqin mbi shtatë akuzat për përdhunim
Lexo po ashtu Mendy fotografohet duke vrapuar me pajisjen lokalizuese, derisa pret gjyqin mbi shtatë akuzat për përdhunim

Rreth 20 anëtarë të medias ishin në gjykatë për seancën të enjten, ndërsa të tjerët e ndiqnin me videolink. Një përkthyes francez ishte në bankën e të akuzuarve me të pandehurit.

Përzgjedhja e jurisë pritet të bëhet më vonë të mërkurën. Asnjë nga gratë e përfshira nuk mund të identifikohet dhe kufizimet e raportimit zbatohen përpara gjykimit.

Mendy ka luajtur për Manchester Cityn që nga viti 2017, kur ai u bashkua nga Monaco për një shumë prej 60 milionë euro. /Telegrafi/

Benjamin Mendy arrives at Chester Crown Court

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori