LAJMI I FUNDIT:

Pesë blerjet më të këqija të PSG-së nën epokën e Al-Khelaifit

Pesë blerjet më të këqija të PSG-së nën epokën e Al-Khelaifit

Jo të gjitha blerjet e klubit kampion të Ligue 1 kanë qenë të zgjuar gjatë tetë viteve që klubi drejtohet nga miliarderët e Katarit me në krye Nasser Al-Khelaifin.

Paris Saint Germain ka qenë pjesë e perandorisë së Qatar Sports Investments që nga viti 2011 dhe gjatë këtyre viteve në klub kanë zbritur emra si Kylian Mbappe, Neymar, Edinson Cavani dhe Gianluigi Buffon.


Por jo të gjitha transferimet kanë punuar si janë planifikuar.

Le Parisien ua ka kujtuar lexuesve të tyre disa prej lojtarëve që nuk arritën të shkëlqejnë në fanellën e këtij klubi.

Aty janë renditur pesë blerjet më të këqija nën epokën e Nasser Al-Khelaifit.

Eric-Maxim Choupo-Moting

Sulmuesi 30-vjeçar erdhi verën e kaluar në Paris si lojtar lirë pas skadimit të kontratës me Stoke Cityn.

Vetëm këtë javë lojtari ishte kryefjalë e medieve botërore… por për të keq, pasi ai arriti të ndalojë një gol të sigurt të skuadrës së tij.

Ai ka shënuar tre gola në 27 ndeshje sa ka zhvilluar për PSG-në.

Jese Rodríguez

Sulmuesi erdhi në Paris me një pagë prej 420,000 euro në javë ku për të u paguan 25 milionë eurosh nga Real Madridi.

Lojtari ishte kërkesë specifike e drejtorit të atëhershëm në klubin, Patrick Kluivert.

Futbollisti kurrë nuk është përshtatur me jetën në kryeqytetin francez. Ai është huazuar te klube si Las Palmas, Stoke City dhe aktualisht te Real Betis.

Jesé është ende zyrtarisht një lojtar i PSG, por në 15 ndeshje ka shënuar një gol.

Grzegorz Krychowiak

Pasi impresionoi me Sevillan në LaLiga, PSG nënshkroi me mesfushorin polak për një çmim të volitshëm prej 5 milionë eurosh në vitin 2016.

Ai nuk arriti të bëjë vend në skuadër, duke zhvilluar vetëm 19 ndeshje në Ligue 1.

Polaku është aktualisht në huazim te Lokomotiva e Moskës.

Lassana Diarra

Mesfushori veteran u rikthye në vendlindje pas një sezoni te Al-Jazira, ku raportohej për një pagën vjetore prej rreth katër milionë euro në sezon.

Ai luajti pak nën drejtimin e trajnerit të atëhershëm Unai Emery dhe të dyja palët vendosën ta ndërpresin kontratën me marrëveshje të përbashkët.

Hatem Ben Arfa

Pa dyshim, një nga nënshkrimet më të këqja që kanë kaluar nëpër këtë klub në vitet e fundit.

Talenti francez iu bashkua PSG-së në vitin 2016, ku kërkohej në atë kohë në shumë klube.

32-vjeçari luajti 32 ndeshje dhe shënoi katër gola.

Ai nuk luajti asnjë ndeshje për klubin në sezonin 2017/18. Shumë gjyqe dhe probleme mes tij dhe klubit.

Sot është pjesë e Rennes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori