LAJMI I FUNDIT:

Përveç Leaos, Milani rrezikon të humbasë një tjetër top lojtar në verë

Përveç Leaos, Milani rrezikon të humbasë një tjetër top lojtar në verë

Agjenti italian Vincenzo Morabito, një ndërmjetës për Olivier Giroud, mendon se pjesa e dytë e sezonit do të jetë ‘vendimtare’ për zgjatjen e kontratës së sulmuesit dhe këmbëngul se francezi nuk është shumë i interesuar për para.

Kontrata e Giroud me Milanin skadon në qershor 2024, por të dy palët nuk kanë diskutuar ende një marrëveshje të re. Ka raportime se ish-sulmuesi i Chelsea dhe Arsenal mund të transferohet në MLS gjatë verës, dhe Morabito, një agjent italian dhe ndërmjetës për fituesin e Kupës së Botës, nuk garantoi se 37-vjeçari do të qëndrojë në San Siro përtej verës.


“Pjesa e dytë e sezonit do të jetë vendimtare”, deklaroi ai për Radio CRC të martën, siç citohet nga Calciomercato.com.

PSG përgatit një zëvendësues të jashtëzakonshëm për Kylian Mbappen teksa 'konfirmohet' lëvizja e tij te Real Madridi
Lexo po ashtu PSG përgatit një zëvendësues të jashtëzakonshëm për Kylian Mbappen teksa 'konfirmohet' lëvizja e tij te Real Madridi

“Ai ndihet mirë në Milano, por duhet të marrë parasysh edhe familjen e tij. Ai hoqi dorë nga paratë nga Arabia Saudite sepse nuk është shumë i interesuar për para dhe sepse ka një kontratë të rëndësishme, por mendoj se duhet të presim. Ndërkohë, ai do të japë gjithçka për Milanin”.

Giroud është golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon me 12 gola dhe nëntë asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat. Ai iu bashkua kuqezinjve nga Chelsea në vitin 2021, duke fituar titullin e Serie A në sezonin e tij të parë me kuqezinjtë.

Giroud ka shënuar 44 gola në 112 paraqitje me Milanin. Kuqezinjtë janë lidhur me disa sulmues për sezonin 2024-25 , duke përfshirë Jonathan David të Lille dhe Benjamin Sesko të RB Leipzig. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori