LAJMI I FUNDIT:

Përse u anulua goli i Joel Matip?

Përse u anulua goli i Joel Matip?

Joel Matip dukej se i kishte dhënë Liverpoolit epërsinë kundër Chelseat në pjesën e dytë të finales së Carabao Cup të së dielës, por goli u anulua për shkak të një thirrjeje jashtë loje ndaj Virgil van Dijk.

Mbrojtësi shënoi me kokë nga një distancë e afërt në minutën e 67-të të një finaleje pa gola, duke krijuar skena të egra festimi në Wembley.


Por, Stuart Attwell u thirr në monitorin e VAR-it pas golit dhe, pas një rishikimi të shkurtër, ai sinjalizoi se goli nuk qëndronte.

Vështirë kuptohet se përse goli i Liverpoolit në finalen e Carabao Cup ndaj Chelseat u anulua prej VAR-it
Lexo po ashtu Vështirë kuptohet se përse goli i Liverpoolit në finalen e Carabao Cup ndaj Chelseat u anulua prej VAR-it

Sadio Mane ishte i fundit që preku topin për Liverpoolin dhe goditja me kokë e Matip përfundoi në portë.

Megjithatë, rishikimet treguan se Van Dijk – i cili ishte në pozicion jashtë loje – kishte penguar mbrojtësin e Chelseat, Reece James, i cili ishte përpjekur të ndiqte Manen.

Për shkak se Van Dijk ndërhyri në lëvizjen e James për të sfiduar goditjen me kokë të Manes, goli u anulua.

Nuk qenka nata e VAR-it, video asistenti i gjyqtarit e penalizon edhe Chelsean në finalen ndaj Liverpoolit
Lexo po ashtu Nuk qenka nata e VAR-it, video asistenti i gjyqtarit e penalizon edhe Chelsean në finalen ndaj Liverpoolit

Pas ndeshjes, të cilën Liverpool e fitoi falë një fitoreje të jashtëzakonshme 11-10 në penallti, Van Dijk shprehu zhgënjimin e tij për thirrjen.

“I thashë gjyqtarit që nuk e kuptoj”, deklaroi Van Dijk për Sky Sports. “Unë as që po merrja pjesë në këtë moment, topi më kaloi mbi kokë dhe nuk shkova as për topin. Është një lojë sfidash dhe ju lejohet të bllokoni një lëvizje”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori