LAJMI I FUNDIT:

Përse disa njerëz përnjëherë zhduken nga jeta jonë, ndërsa disa rastësisht shfaqen dhe mbeten përgjithmonë me ne

Përse disa njerëz përnjëherë zhduken nga jeta jonë, ndërsa disa rastësisht shfaqen dhe mbeten përgjithmonë me ne

Çdo takim ndodh për një arsye!

Disa njerëz i takojmë rastësisht në rrugë dhe bëhemi miq me ta për gjithë jetën. Disa njerëz zhduken nga jeta jonë, edhe pse kanë qenë me ne që nga fëmijëria, ndërsa disa shfaqen papritur dhe papritur zhduken – kanë pasur qëllimin e tyre në jetën tonë të cilën e kanë plotësuar.


Marrëdhëniet njerëzore shpesh duken të komplikuara, por pikërisht është më e thjeshtë sesa ne mendojmë. Ka njerëz me të cilët mendojmë se do të jemi bashkë për gjithë jetën, por përnjëherë rrugët na ndahen.

Nuk duhet të jetë faji i askujt për këtë, kjo është thjesht jeta. Madje, edhe pse disa njerëz ikin nga jeta juaj, thjesht largohen, mbeten kujtimet, leksionet, koha të cilën e keni kaluar bashkë – pa marrë parasysh se si jeni ndarë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, disa njerëz shfaqen rastësisht dhe papritur, të japin këshilla, dëgjon diçka të vlefshme prej tyre, të drejtojnë në drejtimin e duhur dhe më pas nuk takohesh më. Mund të jetë një person që e keni takuar rastësisht në rrugë, në transport, dikush që ju ka motivuar historia e jetës…

Asnjë takim nuk është krejtësisht i rastësishëm, secili ka arsyen e vet. Pra, jepuni njerëzve shanse, lërini të qarkullojnë në jetën tuaj dhe përmes kontakteve ndryshoni për mirë, mësoni dhe zhvilloni.

Tyler Perry, një aktor, komedian, regjisor dhe dramaturg amerikan, frymëzon shumë me fjalimet e tij motivuese, dhe ja çfarë thotë ai për takimin me njerëz të ndryshëm gjatë gjithë jetës:

“Ka njerëz që vijnë në jetën tonë, ndonjëherë, për të qenë aty vetëm për një periudhë. Ata nuk do të jenë me ne përgjithmonë. Ndonjëherë jemi në marrëdhënie me njerëz dhe mendojmë se do të jenë përjetë, por ata janë të destinuar të jenë në jetën tonë vetëm për një periudhë të caktuar. Këta janë njerëz që vijnë në jetën tonë për një arsye, sikur motori për raketë”. Nëse keni parë ndonjëherë një raketë të lëshuar në hapësirë, përforcuesit ose motorët bien, sepse ata i kanë shërbyer qëllimit të tyre. Disa njerëz nuk janë gati dhe nuk kanë aftësinë për të shkuar atje ku jeni nisur. Prandaj, mos u shqetësoni pse ata janë larguar nga jeta juaj; thjesht, nuk kanë mundur të shkojnë atje ku janë synimet tuaja.” /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Çfarë të vizitosh
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori