Kjo fundjavë do të jetë e pushtuar nga futbolli atraktiv dhe nga ndeshjet interesante, që do të bëjnë pushimin tuaj në shtëpi kuptimplotë falë IPKO-s.

Fundjava na gjen me disa ndeshje interesante në top kampionatet evropiane të futbollit.


Manchester City – Arsenal
Koha: E dielë, 2 shkurt – 17:30h
Gara: Premier League
Transmetimi: Supersport Kosova 1, Suersport 2

Me plot të drejtë kjo mund të quhet përplasje e forcave ofensive në Angli. Është City që ka krijuar kult të lojës sulmuese që pret klubin e krijuar mbi sisteme ofensive, Arsenalin.

Opsioni i vetëm në këtë takim për Manchester Cityn është fitorja, për të përfituar teren dhe për të ngushtuar hapësirën me Liverpoolin në krye të tabelës. Në anën tjetër Arsenali do të mundohet të përfitojë nga gabimet e rivalëve në mesjavë për të kapitalizuar në luftën për top katërshe. Një festë golash është e destinuar për këtë ndeshje e cila vjen ne transmetim të drejtpërdrejt në SuperSport Kosova 1.

Barcelona – Valencia
Koha: E shtunë, 2 shkurt – 20:30h.
Gara: La Liga
Transmetimi: Supersport Kosova 1

Barcelona gjendet në krye të tabelës në një luftë për titull ku pa dyshim se ekipi i udhëhequr nga Messi është favorit.

Por, Valencia që gjendet në pjesën e mesme të tabelës do të kërkojë të shkaktojë befasi, e këtë ka ditur ta bëjë në Camp Nou. Atletico është prapa dhe në ndjekje të rezultatit, e kjo ndeshje do të jetë po ashtu një tjetër mundësi për Messin që të tregojë se është më i miri.
Sfida më e madhe e kampionatit spanjoll vjen ekskluzivisht në Supersport Kosova 1.

Roma – Milan
Koha: E dielë, 3 shkurt – 20:30h
Gara: Serie A
Transmetimi: Supersport Kosova 1

Roma gjendet në formë shumë të luhatshme në Serie A, por Milani vjen nga një fitore madhështore ndaj Napolit në Kupën e Italisë.

Rossonerët të ringjallur me dy super lojtarët e rinj, Piatek dhe Paqueta, do të kërkojnë të lënë gjurmë edhe në Olimpico ndaj Romës, e fitorja është esenciale që shtatë herë kampioni i Evropës të kthehet në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Dueli kryesor i kampionatit italian vjen direkt në shtëpinë tuaj, ekskluzivisht në platformën e IPKO-s në kanalin Supersport Kosova 1.


Ndeshjet tjera që do të jenë në transmetim

E shtunë:
Chelsea – Huddersfield (16:00h – SSK1)
Ajax – VVV (19:45h – SS5)
Juventus – Parma (20:30 – SSK1)

E dielë:
Leicester – Manchester United (15:05h – SSK1)
Real Betis – Atletico Madrid (16:15h – SS4)
Inter – Bologna (18:00h – SSK2)
Real Madrid – Alaves (20:45H – SSK2)


Të gjitha ndeshjet do të vijnë në shtëpinë tuaj këtë fundjavë, duke sjellë Evropën më afër jush. Kjo është e mundur falë platformës më atraktive televizive në vend, IPKO.

Për t’u bërë me platformën më të mirë televizive, vizitoni një nga dyqanet më të afërta të IPKO-s në qytetin tuaj. Për më shumë kontaktoni në 049700700 apo vizitoni faqen zyrtare ose faqen në Facebook. /Telegrafi/