LAJMI I FUNDIT:

Përmendi Bora Zemanin, Ermal Mamaqi reagon pas përjashtimit nga vizita në shtëpinë e Big Brother VIP

Përmendi Bora Zemanin, Ermal Mamaqi reagon pas përjashtimit nga vizita në shtëpinë e Big Brother VIP
Foto: Top Channel

Gjatë javës në shtëpinë e Big Brother VIP banorët kanë patur mundësinë që të kenë disa të ftuar nga jashtë.

Pas natës së parë kur për vizitë ishin dy opinionistët zyrtarë të spektaklit, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku, në mbrëmjen e dytë të ftuar ishin disa personazhe të njohura dhe miq të tyre.


Mes tyre ishte edhe aktori Ermal Mamaqi, por që vizita e tij brenda shtëpisë së famshme përfundoi para të ftuarve të tjera pasi ai u përjashtua me një vendim nga “Vëllai i Madh”.

Foto: Top Channel

Largimi i tij erdhi pasi Ermali dha informacionin nga jashtë se Bora Zemani do të ishte aktore në sezonin e ri të serialit të tij ‘Hot’, deklaratë që ngjalli edhe reagimin e Donaldit, pas kësaj ai u ftua që të hynte në “dhomën e rrëfimit”, për t’u larguan më pas nga shtëpia.

Pas kësaj, aktori i njohur ka reaguar duke e treguar të gjithë ngjarjen përmes një video që ndau me ndjekësit e tij në Facebook.

Mamaqi fillimisht tha se asnjëherë më parë nuk kishte marrë më shumë mesazhe, madje as kur kishte kënduar në fushatën e Berishës vite më parë.

Foto: Top Channel

“Besoj që jam i ftuari i parë që përjashtohem nga Big Brother. Nuk i kuptoj këta fansat e Beatrixës dhe Donaldit. Kam një mesazh për ta. Për ju që nuk e dini këta u mërzitën sepse unë gjatë një bisede ku ishte Arjola, Donaldi e të gjithë, thashë të vërtetën, që do bëjmë sezonin e dytë të H.O.T dhe do kemi Bora Zemanin aktore, në sezoni e dytë. Donaldi e dëgjoi dhe pyeti për personazhin”, u shpreh Ermali.

Ai tutje tha se kur vet Donaldi e kaloi me të qeshur këtë situatë, të tjetër nuk kanë përse të mërziten dhe nuk e kuptoi pse mori reagime negative nga fansat e tyre.

“Unë i thash ç’punë ke ti? Pse të djeg miza ty?- dhe qeshëm. Pastaj thashë që po mendojmë të marrim dhe Ilirin të jetë çift me Borën. Qeshëm, përmendëm dhe Beatrixën. Unë s’e kuptoj pse u mërzitët ju se Donaldi u shkri t’u qesh. Nëse Donaldi qesh dhe Beatrix është e lumtur. Meqë ra fjala Beatixën e kam shoqe dhe e dua shumë, çfarë lidhje ka Bora këtu, na lini rehat”, tha ndër tjera ai në video.

Ndërkohë, kujtojmë që sonte (11 shkurt) do të shpallen edhe dy finalistët e fundit të Big Brother VIP, ndërsa do të eliminohen dy banorët e tjerë, finalja e madhe mbahet më 18 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori