LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje nga pjesa e parë, dytë dhe tretë e “La Casa de Papel”: Gjithçka çfarë duhet të dini para se të shikoni sezonin e katërt

Përmbledhje nga pjesa e parë, dytë dhe tretë e “La Casa de Papel”: Gjithçka çfarë duhet të dini para se të shikoni sezonin e katërt

“Money Heist” apo siç njihet nga të gjithë “La Casa de Papel” pritet të bëjë një rikthim të fuqishëm në Netflix me sezonin e katërt apo sezonin e dytë pjesa e katërt.

Drama spanjolle ka krijuar bujë të madhe dhe fansat janë duke pritur me padurim të shikojnë sezonin e ri prej tetë episodash.


Seriali bën fjalë për profesorin (Alvaro Morte), i cili bashkon artistët dhe kriminelët për grabitjen përfundimtare në “Royal Mint”(Objektin kryesor ku ruhet thesari i shtetit në Spanjë). Ndërsa shpalosen episodet, edhe pjesët e enigmës që mungonin, fillojnë të përshtaten me njëra tjetrën. Ekipi bashkohet për një sulm tjetër në Bankën e Spanjës pas suksesit të grabitjes së parë. Pjesa e tretë përfundoi me një paqartësi pasi që Nairobi(Alba Fores) e gjeti vetën duke luftuar me vdekjen meqë u qëllua brutalisht me plumb.

Para premierave të shfaqjes, këtu janë të gjitha pikat kryesore të serialit që duhet të mbani në mend.

Ursula Corbero si Tokyo dhe Darko Perić si Helsinki (Foto: Netflix)

Sezoni i parë

Të veshur me xhupa të kuq dhe maskat e piktorit spanjoll, Salvador Dali, një grup hajdutësh të udhëhequr nga Profesori (Alvaro Morte) merr peng si pjesë e ndihmës së tyre në ‘Royal Mint’ të Spanjës (Objekti kryesor ku ruhet thesari i shteti). Për ta bërë atë një sukses, ata kalojnë muaj të tërë në izolim për të planifikuar çdo veprim të tyre. Deri në pjesën e dytë, ne i dimë vetëm personazhet sipas emrave të qyteteve – Tokio, Nairobi, Moska, Berlin, Rio, Denver ose Oslo. Famulli i misionit njihet gjithashtu si thjesht ‘Profesori’.

Në vend që të dëmtojnë njerëzit, plani i tyre është të kapin peng, derisa në një skenë, profesori thotë, “Në momentin që ka një pikë të vetme gjaku, ne do të ndalemi të jemi Robin Hoods dhe të bëhemi hajdutë të thjeshtë”.

Atyre nuk i lejohet të përfshihen në një lidhje, por së pari, Tokio dhe Rio fillojnë të takohen dhe shumë shpejt pas kësaj, Denver përfshihet me pengun Mónica Gaztambide. Për më tepër, zbulohet se inspektorja Raquel Murillo nuk ka asnjë informacion që personi me të cilin filloi një romancë, Salva, është me të vërtetë profesori.

Sezoni i dytë

El Profesor kërkon një plan të ri ndërsa ai sulmon në shtëpinë e Toledo para policëve, duke i dhënë ekipit të tij më shumë kohë për grabitjen. Sidoqoftë, Tokio fillon të vërë në dyshim taktikat e tij dhe kjo sjell shumë kaos dhe konfuzion. Berlini hyn brenda dhe e ndalon atë nga ‘Royal Mint’ e Spanjës.

Inspektorja Raquel (Itziar Ituño) nuk ka akoma informacione se është në lidhje me personin që qëndron prapa ‘Royal Mint’. E dyshimtë për identitetin e tij, ajo e sjell Ángel (Fernando Soto) në foto për ta çuar kryetarin në spital. Sidoqoftë, profesori është dy hapa përpara saj dhe vëren se është thjesht një kurth. Ai e bën këtë duke u maskuar si një klloun, dhe veshja e tij i jep identitetin e tij ndërsa Raquel spikat një fije floku. Profesori kapet dhe rrëmbehet nga policët.

Ndërkohë, Helsinki (Darko Peric) vret Oslo (Roberto Garcia) dhe Tokio bie në kontakt me Rio për ta ndihmuar atë përsëri në ‘Mint’.

Ashtu si të gjithë arrijnë të shpëtojnë përmes tunelit. Berlini sakrifikon veten në mënyrë që banda të mund të shpëtonte. Atëherë ne zbulojmë se Berlini dhe profesori janë vëllëzër. Pas grabitjes, Raquel ndjek profesorin në Filipine dhe fillojnë sërish historinë e tyre të dashurisë.

Sezoni i tretë

Marrëdhënia e Tokios dhe Rios ka qenë një pikë kryesore e ‘Heist Money’. Të dy filluan lidhjen e tyre të dashurisë edhe kur e dinin se Pprofesori e kishte ndaluar ekipin të përfshihej në një gjë të tillë. Megjithatë, të dy të mbërthyer së bashku dhe pjesa e tretë filloi me pushimet e tyre, teksa problemi pasoi menjëherë pasi Rio u kap nga autoritetet e Panamasë.

Po vjen "La Casa de Papel 4", publikohen titujt e episodeve të reja dhe orari i transmetimit
Lexo po ashtu Po vjen "La Casa de Papel 4", publikohen titujt e episodeve të reja dhe orari i transmetimit

Ndërsa Tokio mblodhi bandën së bashku për ta shpëtuar atë, të dy vendosën të vazhdojnë ndaras. Për më tepër, Tokio gati ishte lidhur me Denverin dhe ky i fundit përballet me Rion për t’u rikthyer me Tokion.

Për më tepër, Nairobi lufton për jetën e saj pasi inspektorja Alicia Sierra (Najwa Nimri) manipulon atë duke e përligjur me informacione për djalin e saj nëntë vjeçar. E shtënë nga një snajper, ajo bie në krahët e Helsinkit (Darko Peric). Dhe akoma nuk është parë nëse ajo jeton apo vdes.

Mes gjithë këtyre ngjarjeve, ka ngelur vetëm një ditë deri në sezonin e radhës të “Money Heist”, i cili publikohet nesër (3 prill). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori