LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje e paraqitjes së Messit te PSG kundër Nice është theksuar si tejet e dobët – madje tifozët kanë analizuar edhe pikat kyçe

Përmbledhje e paraqitjes së Messit te PSG kundër Nice është theksuar si tejet e dobët – madje tifozët kanë analizuar edhe pikat kyçe

Lionel Messi është sulmuar nga tifozët e Paris Saint-Germain dhe i është thënë se “duhet të përshtatet” pasi një përmbledhje e paraqitjes së tij ndaj Nices vuri në pah performancën e tij jo edhe as të kënaqshme.

Skuadra parisiene dështoi në përpjekjen e tyre për të mbrojtur titullin e Kupës së Francës  pasi Nice vulosi një fitore të bujshme  në ndeshjen e raundit të 16-të të hënën.


Pasi rezultati nuk u zhbllokua në kohën e rregullt, Nice kaloi në çerek-finale me një fitore 6-5 me anë të penalltive në Parc des Princes.

Zidane po rikthehet, dhe atë si strateg i PSG-së
Lexo po ashtu Zidane po rikthehet, dhe atë si strateg i PSG-së

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino paraqiti një formacion të fortë për ndeshjen e Kupës së Francës, me Messin, Mauro Icardin dhe Gianluigi Donnarumman, që të gjithë startues.

Messi, i cili ka shënuar vetëm një herë në Ligue 1 që nga transferimi i tij i bujshëm i lirë nga Barcelona verën e kaluar, nuk arriti të lë gjurmë kundër Nice.

Credit: PA

Dhe performanca e dobët e argjentinasit 34-vjeçar është ‘ekspozuar’ në një përmbledhje, me një tifoz që pretendon se mbrojtësit “lexojnë çdo lëvizje të tij”.

“Në vend që të lëvizë topin shpejt, ai më mirë do të driblojë të gjithë në rrugën e tij si në vitin 2011. Ai duhet të përshtatë lojën e tij”, shtoi një tifoz.

Pochettino po i ‘shijon’ muajt e fundit te PSG
Lexo po ashtu Pochettino po i ‘shijon’ muajt e fundit te PSG

Ndërsa një tjetër shkroi në Twitter: “Jo më më i miri në botë. [Robert] Lewandowski, Kevin De Bruyne dhe Mo Salah janë të gjithë më të mirë. Ky njeri i hodhi tutje vitet e fundit të karrierës së tij kur iu bashkua PSG-së në vend të Man City”.

Dikush tjetër shkroi: “Ne duhet ta shohim atë të luajë kundër Eibar edhe një herë për të konfirmuar disa gjëra”.

Një i katërti shtoi: “Mbrojtësit lexuan çdo lëvizje të tij”.

Dhe një i pesti postoi: “A mund t’i thotë dikush këtij djali që nuk është La Liga dhe mbrojtësit nuk kanë frikë nga kontakti?”.

Eliminimi shokuese i PSG-së nga Kupa e Francës do të rrisë presionin mbi Pochettino pasi klubi i Ligue 1 e mendon shkarkimin e tij dhe ta sjell më pas Zinedine Zidanen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori