Paris Saint-Germain raportohet se e ka informuar Mauricio Pochettinon se në fund të këtij sezoni, do të shkarkohet nga pozita e trajnerit, raporton gazetari i L’Equipe – Hadrien Grenier.
Argjentinasi përkundër lojtarëve me emër që i ka në skuadër, ai nuk po arrin të gjejë formulën e taktikës që i fiton ndeshje.
Rasti më i fundit është ai i eliminimit nga Kupa e Francës prej Nices, andaj bordi i klubit në një takim të mbajtur, ka marrë vendim që ta shkarkojë në fund të sezonit.
Pochettino është i gatshëm po ashtu të largohet nga Parku i Princave, pasi thuhet se është në bisedime me Manchester United.
Natyrisht se për argjentinasin do të ishte më e lehtë të menaxhonte Djajtë e Kuq, duket ditur se te PSG ka yje si Lionel Messi, Kylian Mbappe, Sergio Ramos dhe Neymar, që të gjithë duan të jenë të rëndësishëm.
Andaj, për ish-trajnerin e Tottenhamit mund të thuhet se aventura në Francë ka përfunduar dhe pritet një rikthim në Ligën Premier. /Telegrafi/
🔴 Une élimination prématurée en Ligue des champions annoncerait un été brûlant au PSG, aussi bien pour Mauricio Pochettino que pour « d’autres postes à responsabilité ».
(L’ÉQUIPE) https://t.co/QsIGNdUlU8
— Hadrien Grenier (@hadrien_grenier) February 1, 2022