LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje e funeralit të Astorit: Ai arriti të bashkojë botën e sportit dhe kjo ishte mrekullia e fundit e Davides

Përmbledhje e funeralit të Astorit: Ai arriti të bashkojë botën e sportit dhe kjo ishte mrekullia e fundit e Davides
Foto: Sport.sky.it

Dje në Firence (e enjte) ishte dita e lamtumirës së fundit për kapitenin e Fiorentinas, Davide Astorit. Mijëra tifozë ishin mbledhur në sheshin Santa Croce, por ata nuk ishin të vetëm, personalitete nga më të ndryshme, posaçërisht ato sportive ishin bashkuar në kujtesë të Davides dhe kjo ishte mrekullia e tij e fundit.

Tifozët e mbledhur në Piazza della Signoria gjatë funeralit të Davide Astorit (Foto: Getty Images)

Ishte Alessandro Florenzi, ai i cili mbërriti një nga të parët në mëngjesin e së enjtes, por përkundër kësaj brenda në kishë ai u ul i fundit në rresht, i vetëm dhe në heshtje filloi lutjet.

Alessandro Florenzi ashtu si shumë të tjerë nuk arrite të fshihte dhimbjen nga fytyra e tij (Foto: Getty Images)

Pak më para ishte dhe Daniele De Rossi, një nga shokët më të mirë të Astorit, kapiteni aktual i Romës shikon vetëm drejt dhe nuk flet fare, në të vërtetë ai nuk foli as edhe një fjalë në dy orë sa zgjati mesha.

E si të mungonte Francesco Totti, emblema e sportit italian në vitet e fundit (Foto: Getty Images)

Aty ishin dhe Francesco Totti, Marco Van Basten dhe Emilio Butragueno.

Legjenda e Milanit, Marco Van Basten, nderoi të gjithë në Firence me pjesëmarrjen e tij (Foto: Getty Images)

Këtë ngjarje më së miri e përshkruajnë fjalët e Butraguenos: “Gjithë shtëpia e futbollit sot është duke qarë”.

Skuadra e Interit ishte një nga ato me pjesëmarrjen më të madhe (Foto: Getty Images)

Shumë të tjerë erdhën pastaj, nga të gjitha anët vetëm për të përshëndetur për herë të fundit Daviden.

Nga Interi erdhën me autobus pasi ishin shumë për t’i zënë një makinë, nuk munguan edhe ata nga Sampdoria, Genoa, Bolongna me Mattias Destron dhe Marco Di Vaion, Lazio, Napoli, Sassuolo me Alessandro Matrin, Milani me Franco Baresi e Adriano Gallianin.

Alessandro Matri, aktualisht pjesë e Sassuolos është një lojtarët më të respektuar në Itali (Foto: Getty Images)

Madje nuk munguan as nga Crotone e largët, portieri Alex Cordaz i printe grupit të lojtarëve dhe të fundit, por jo nga rëndësia, skuadra dhe menaxhmenti i Cagliarit, një nga shtëpitë më të dashura të Astorit.

Edhe Francesco Toldo ishte pjesë e delegacionit të Interit (Foto: Getty Images)

Me raste të jepej ndjesia që e gjithë bota është në Firenze.

Andrea Barzagli , Giorgio Chiellini dhe Gianluigi Buffon, ky i fundi nuk mbajti lotët (Foto: Getty Images)

Para se mesha të fillojë, nga ana e pasme e kishës mbërrijnë edhe Gianluigi Buffon dhe Giorgo Chiellini, së bashku me Claudio Marchision dhe Andrea Barzaglin.

Claudio Marchisio me syze dielli, kështu që të fshehte sa do pak pikëllimin në sytë e tij (Foto: Getty Images)

Ata vijnë direkt nga Londra pasi arritën triumfin e madh në Wembley.

Gjesti i tyre u vlerësua, ata u duartrokitën nga tifozët e Fiorentinës, të cilët treguan se pavarësisht rivalitetit në dhimbje të tilla të gjithë janë vëllezër.

Gianluigi Buffon duke i përshëndetur dhe falënderuar tifozët për ovacionet drejt tyre (Foto: Getty Images)

E djeshmja (para vdekjes së Astorit) dhe e sotmja (pas vdekjes dhe ditën e meshës) dallojnë. Dje mund të kishte rivalitet dhe barriera ideologjike, por jo sot.

Një tifoze e mërzitur e cila kishte ardhur orë më parë që të jetë në rendin e parë të turmës në sheshin Piazza della Signoria (Foto: Getty Images)

Sot ka vetëm heshtje dhe trishtim, nuk ka slogane apo parulla kundër njëri-tjetrit, por vetëm dhimbje. E kjo, kjo ishte mrekullia e fundit e Astorit, ai arriti t’i bëjë të gjithë së bashku.

Shumë nga këta tifozë ishin rritur me Astorin si idhull i tyre, tani është shumë e vështirë për ta pranuar se ai nuk do jetë në mesin e tyre në ndeshjen e radhës (Foto: Getty Images)

Këtë të enjte nuk kishte rëndësi ngjyra e fanellës apo e flamurit që valon, nuk ka rëndësi se a personifikon Milanon, Cagliarin, Romën, Fiorentinën, Atalantën, Genoan, Federatën e Futbollin, qytetin e Firencës, sot të gjithë ishin në zi.  Trajneri i fundit i Astorit, Stefano Pioli, përqafonte dhe ngushëllonte secilin nga pak.

Legjendari Franco Baresi rrugës për t’u futur në kishë para fillimit të funeralit (Foto: Getty Images)

Aty ishte edhe Milan Badelj, i cili me fjalimin tij preku të gjithë: “Ju ishit i pari që ndiznit dritën në dhomën e fizioterapisë për ne, David, ju jeni drita”, ishte një pjesë e shkëputur nga fjalimi.

Vështirë të përcaktosh numrin e tyre, të gjithë për kapitenin (Foto: Getty Images)

Sheshi ishte plotë. Dhjetë, ndoshta edhe pesëmbëdhjetë mijë persona, vështirë për t’i numëruar. Flamuj, shalle dhe parulla në gjithë turmën, nuk mungonin dhe ato të vendosura në ndërtesat përreth.

Edhe ndërtesat ishin të mbushura plotë me pankarta e flamuj për të nderuar Astorin (Foto: Getty Images)

Vizitorët ecnin në heshtje, kokë ulur, në kujtim të Astorit dhe pas shumë pritjesh filloi ceremonia me zbritjen e arkivolit nga vetura e aranzhuar.

Kryebashkiaku i Firences, Dario Nardella, duke i përshëndetur qytetarët e mbledhur (Foto: Getty Images)

Shumë të rinj kishin lënë shkollën, ashtu si të rriturit punët dhe obligimet ditore (në mesin e tyre dhe kryebashkiaku i Firences, Dario Nardella), duke vendosur që kohën e çmuar t’ia kushtojnë kapitenit të tyre.

Pas të gjithave, në orën 13:00 i gjithë qyteti për një minutë ishte në heshtje. Davide ishte i shtëpisë së tyre, një fiorentinas si ata.

Ashtu si në fushë, edhe jashtë saj nuk mungoi përkrahja për kapiten Astorin (Foto: Getty Images)

Ishte një përshëndetje prekëse, e bukur, e zjarrtë edhe në heshtjet e saj. Filloi me duartrokitjet e mëdha nga sheshi, të cilat kaluan në portën Bazilikës dhe hynë brenda kishës. Aty ishte peshkopi Giuseppe Betori, fjalët e të cilit nuk munguan: “Një njeri vlerësohet nga marrëdhëniet e tij, nga marrëdhëniet që ai ndërton gjatë ekzistencës së tij. Nëse sot janë mijëra njerëz këtu, kjo do të thotë se Davide Astori ishte një njeri i madh”.

Nëna dhe babai i Davide Astori para fillimit të funeralit, ata mbajtën vetën dhe nuk u lëkunden nga emocionet, kështu duke dashur ta transferojnë gjithë këtë forcë edhe te tifozët e pranishëm (Foto: Getty Images)

Aty ishte familja dhe dhimbja e madhe mund të shikohej lehtësisht në sytë e tyre, ata përkrahnin dhe ngushëllonin njëri-tjetrin, ashtu siç duhet të bëjë një familje e vërtetë, të bashkuar në kohët e vështira.

Vëllai Marko u përpoq të fliste dhe disi i përmbajtur ia arriti të tregojë me lot në sy gjithë dashurinë për Daviden.

Një nga sulmuesit më të mirë italian, Filippo Inzaghi, aktualisht trajner Venezia Mestre (Foto: Getty Images)

Këtë mesditë të së enjtes dashuria për Astorin u tregua nga posterët e varur në dritaret e qytetit, nga fytyra e ngrysura të kolegëve të tij.

Legjenda dhe zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, me shikim nga truma (Foto: Getty Images)

Firence për një ditë tregoi se futbolli, futbolli italian ka vlera, futbolli italian nuk është vetëm tregime rreth mafisë, skandaleve e gjërave tjera, por se në Itali ai është mënyrë jetese. Ky sport arriti t’i bashkojë të gjithë.

Nga fitorja e madhe në Londër, në humbjen e madhe në Firence, sa shumë emocione të përziera për Massimiliano Allegrin në pak orë (Foto: Getty Images)

Të gjithë u larguan me fytyra të mërzitura dhe në qetësi, sikur nuk dëshironin të zgjonin Daviden nga gjumi dhe t’ia prishnin rehatien atje ku është duke pushuar.

I madh, e i vogël të organizuar që t’i japin Astorit një lamtumirë të merituar (Foto: Getty Images)

Por, tani e tutje rruga e së ardhmes do të jetë më e vështirë për gruan Francesca dhe vajzën e vogël Vittoria, gjithsesi, ato do të mburrën me faktin se kishin një bashkëshort dhe baba të veçantë dhe të dashur e respektuar nga të gjithë.

Gruaja e Davide Astorit, Francesca Fioretti, dhimbja e madhe shihej lehtësisht te ajo, por Francesca nuk do jetë vetëm asnjëherë. Ajo ka gjithë Italinë pas saj (Foto: Getty Images)

Pushofsh në paqe kampion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori