LAJMI I FUNDIT:

Përlotet Leonora Jakupi

Përlotet Leonora Jakupi

Leonora Jakupi ishte e ftuara surprizë mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, për nënë Ferdonijen.

Ashtu si nënë Ferdonija edhe këngëtarja Leonora Jakupi në luftën e Kosovës ka humbur disa nga anëtarët e familjes, midis tyre edhe babanë.


Leonora këndoi himnin e saj “A vritet pafajsia”, një këngë e cila i dedikohet babait të saj dhe të gjithë shqiptarëve, të cilët humbën jetën në luftën e Kosovës.

Leonora u shpreh që kjo këngë ka qenë motivi i vetëm që ajo kishte filluar të këndonte përsëri.

Ajo ishte e prekur gjatë gjithë kohës që u tregua historia dhe shpërtheu në lot kur u takua me nënë Ferdonijen.

Këngëtarja tha: “Unë nuk mund të të jap këshilla ty sepse ti ke qenë një nënë e fortë edhe vazhdon të jesh e tillë. E vetmja gjë që unë mund të bëj është të marr këshilla prej teje. A mundem me qenë unë çika jote?”

Nënë Ferdonija iu përgjigj që ajo mundej të ishte vajza e saj dhe falenderoi të gjithë ata njerëz që e kishin mbështetur. /tch/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori