Përleshje e ashpër mes tifozëve të Arsenalit dhe PSG-së

Tifozët e Arsenalit dhe Paris Saint-Germain kanë vërshuar Budapestin përpara finales së sotme (e shtunë) në Ligën e Kampionëve.
Rreth 4,000 oficerë policie do të jenë në gatishmëri sonte, si në ‘Puskas Arena’ ashtu edhe në rrugët e qytetit, për të mbrojtur vizitorët dhe për të parandaluar përplasjet midis grupeve rivale të tifozëve.
Megjithatë, ka pasur përplasje të shtunën në mbrëmje midis tifozëve të dy klubeve finaliste dhe pamjet tashmë janë bërë virale në të gjitha rrjetet sociale.
Psg and Arsenal fans clashing last night... 👊 https://t.co/JmG59ZzglK
— Football Fights (@Footballfights) May 30, 2026
Frikësohet se deri në 10,000 tifozë pa bileta mund të mbërrijnë në Hungari, të etur për të qenë pranë stadiumit kur të zhvillohet ndeshjes.
Vlerësohet se deri në 45,000 tifozë të tjerë të futbollit do të jenë në qytet deri në fillim të ndeshjes, duke çuar në mobilizimin më të madh të policisë në historinë e Budapestit.
Carnage last night as PSG and Arsenal fans brawl in the street... 🇲🇫🏴 pic.twitter.com/84gZSQj22d
— Football Fights (@Footballfights) May 30, 2026
Përgatitjet e sigurisë për ndeshjen e fundit evropiane të sezonit filluan më shumë se një vit më parë.
Autoritetet janë konsultuar me homologët në Londër dhe Paris, dhe zyrtarët vizituan gjithashtu finalen e vitit të kaluar në Mynih për të vëzhguar organizimin dhe operacionet e sigurisë. /Telegrafi/











































