LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi LDK-LVV, u bisedua për krijimin e Zyrës Shtetërore të Hetimeve

Përfundon takimi LDK-LVV, u bisedua për krijimin e Zyrës Shtetërore të Hetimeve

Ka përfunduar takimi i katërt i grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi është zhvilluar në selinë kryesore të Vetëvendosjes.


Arben Gashi nga LDK pas takimit në një konferencë për media ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për tema që kanë të bëjnë me sigurinë e brendshme dhe të jashtme.

“Temat që u diskutuan në këtë takim kanë të bëjnë me sigurinë e jashtme, me ushtrinë e Kosovës, ngritja e kapaciteteve të ushtrisë së Kosovës dhe përgatitja e saj në afatin optimal për t’u anëtarësuar në NATO. Siguria e brendshme që ka të bëjë me sigurinë në trafik, me sigurinë publike, me sigurinë e pronës, jetës dhe shëndetit të qytetarëve, sigurinë nga emergjenca civile”, ka thënë ai duke treguar se është diskutuar edhe për sundim të ligjit.

Nis takimi i katërt me radhë mes LDK-së dhe LVV-së
Lexo po ashtu Nis takimi i katërt me radhë mes LDK-së dhe LVV-së

“Pastaj kemi diskutuar për sundimin e ligjit që ka të bëjë me gjykatat dhe prokuroritë. Folëm për vettingun, për dekriminalizimin dhe po ashtu folëm për çështjen e krijimit të një zyrë të veçantë që do të quhet Zyra Shtetërore e Hetimit. Për këtë zyre ende nuk kemi një qëndrim final. Kjo zyrë do të ketë disa komponentë siç janë: lufta kundër krimit të organizuar, hetimi i krimeve të vjetërsuara dhe sidomos krimeve politike, lufta kundër korrupsionit, dhe sundimi i ligjit në aspektin e antikorrupsionit dhe verifikimit të pasurisë së zyrtarëve të dyshuar. Kjo zyrë ka nevojë ende për sqarime dhe për të parë a cenon sistemin kushtetues të Kosovës dhe a do të ketë ndryshime në ligje”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Gashi ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar edhe për ligjin për krimet e luftës dhe institutin e krimeve të luftës.

“Ndër të tjera diskutuam edhe për ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme apo të paarsyetuar dhe u pajtuam që ky ligj të trajtohet dhe para se të marrim një vendim për të, u pajtuam që të përfshihet edhe Komisioni i Venecias në aspektin këshillëdhënës sepse kemi dyshimet tona për cenimin e të drejtave tek përzumimi i pafajësisë”, është shprehur ai.

I pyetur lidhur me deklaratat se nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është zgjedhur krye-negociator nga ana e LDK-së për arritjen e marrëveshjes, ai ka thënë se këtë e vendos Isa Mustafa.

” Zoti Haziri është nënkryetar i LDK-së i cili po ashtu ka rolin e tij në mënyrën se si LDK i trajton çështjet. Këto negociata për momentin janë duke u zhvilluar në nivel tematik, shkojmë me njerë më të angazhuar për një kohë të gjatë në fusha të caktuara. Normalisht që kryetari dhe nënkryetarët do të jenë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, por për këtë prapë vendos kryetari Mustafa”, është shprehur ai.

Ndryshe sipas tij takimi tjetër do të jetë të hënën në orën 15:00 ku tema e radhës do të jetë kultura, rinia dhe arsimi.

Kujtojmë se në takimin e fundit të dy partive është diskutuar rreth programit për ekonominë, ku janë dakorduar në rreth 90 për qind të këtij programi./Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori