LAJMI I FUNDIT:

Përfundon dominimi dhjetëvjeçar i Ronaldos dhe Messit për çmimin e UEFA-s

Përfundon dominimi dhjetëvjeçar i Ronaldos dhe Messit për çmimin e UEFA-s
(Foto: Twitter/Goal/uefa.com)

Robert Lewandowski është shpallur futbollisti më i mirë evropian sipas UEFA-s për sezonin 2019/2020.

Sulmuesi i Bayern Munichut la pas vetes mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe portierin e bavarezëve, Manuel Neuer.


Kjo ishte hera e para prej se ekziston ky çmim (nga viti 2011) që as Cristiano Ronaldo e as Lionel Messi nuk përfshihen në tri vendet e para.

(Foto: Twitter/William Hill)

Kjo nënkupton se ka përfunduar dominimi i dekadës së dy futbollistëve më të mirë në botë në vitet e fundit.

Lewandowski shpallet Lojtari Evropian i Vitit
Lexo po ashtu Lewandowski shpallet Lojtari Evropian i Vitit

Ronaldo ka qenë nëntë herë në top-treshe, ndërsa e ka fituar tri herë çmimin e UEFA-s për lojtarin më të mirë të vitit. Messi është përfshirë gjashtë herë në tri vendet e para, ndërsa e ka fituar dy herë.

Këtë vit, në renditjen e përgjithshme, argjentinasi ishte i katërti pas listës së ngushtë, kurse portugezi i dhjeti. /Telegrafi/

Dueli i superyjeve: Ronaldo dhe Messi përballen në Ligën e Kampionëve, statistikat e të gjithë golave të tyre
Lexo po ashtu Dueli i superyjeve: Ronaldo dhe Messi përballen në Ligën e Kampionëve, statistikat e të gjithë golave të tyre

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

La Liga
Kalo në kategori