LAJMI I FUNDIT:

Perez thuhet se e ka kontaktuar Marottan për transferimin e Icardit

Perez thuhet se e ka kontaktuar Marottan për transferimin e Icardit

Real Madridi mund të shkaktojë befasi në ditët e fundit të afatit kalimtar, pasi që tani lidhet me një transferim të Mauro Icardit nga Interi.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Los Blancos janë të zhgënjyer me formën e Luka Jovicit që e transferuan në këtë verë nga Eintracht Frankfurt, andaj duan ta transferojnë argjentinasin.


Drejtori gjeneral i Nerazzurëve, Beppe Marotta, ka konfirmuar ditë më parë se janë të gatshëm që ta shesin Icardin në këtë afat kalimtar, mirëpo jo brenda Italisë.

Beppe Marotta

Sulmuesi problematik po kërkohet nga Napoli dhe Juventusi, mirëpo Interi nuk dëshiron t’i përforcojë rivalët që janë direkt në garë për titullin e Serie A-së.

E përditshmja spanjolle bënë të ditur se Flrentino Perez ka kontaktuar personalisht me Marottan për ta pyetur për transferimin e mundshëm të Icardit.

Florentino Perez

Argjentinasi mund të transferohet në Santiago Bernabeu për një shumë rreth 70 milionë euro, e që në garë për të është edhe Atletico Madridi.

Formacioni i mundshëm i Atleticos me transferimin e Icardit
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Atleticos me transferimin e Icardit

Nëse Icardi transferohet te Real Madridi, atëherë do ta rivalizonte Karim Benzeman për pozitën e sulmuesit kryesor në skuadër.

Luka Jovic do të largohej në formë huazimi, pasi tashmë disa skuadra evropiane janë të interesuar në shërbimet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori