LAJMI I FUNDIT:

Perez shtyn takimin kokë më kokë me Modricin

Perez shtyn takimin kokë më kokë me Modricin

Eksperti italian i transferimeve, Gianluca Di Marzio ka raportuar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka shtyrë bisedimet e tij të drejtpërdrejta me objektivin e Interit, Luka Modric.

Kapiteni i Kroacisë, i lidhur fort me Nerazzurët gjatë dy javëve të fundit, më në fund u kthye dje (e mërkurë) në trajnimin para sezonal me Los Blancos.


Pritet që ai të takohet me presidentin e Santiago Bernabeut, duke e informuar atë për dëshirën e tij për të lënë kryeqytetin spanjoll në favor të një lëvizjeje në Giuseppe Meazza.

Luka Modric del në stërvitje me Real Madridin edhe pse spekulimet për largimin e tij vazhdojnë
Lexo po ashtu Luka Modric del në stërvitje me Real Madridin edhe pse spekulimet për largimin e tij vazhdojnë

Megjithatë, i vetmi zyrtar i Realit që thuhet se ka folur me Modricin është krahu i djathtë i Perezit, drejtori Angel Sanchez.

Luka Modric (Foto: Getty Images)

Gazetari Di Marzio ka thënë se Perez u kthye vonë nga turneu para sezonal i klubit në SHBA, ndërsa shumica e fokusit të tij sot do të jetë në ardhjen e portierit Thibaut Courtois nga Chelsea.

Sipas ekspertit të transferimeve, vonesat janë të gjitha pjesë e një strategjie nga Presidenti për të shkaktuar pasiguri dhe padurim tek skuadra italiane.

Real Madridi i shpall luftë Interit shkaku i agjentëve të Modricit - Lojtari gjithmonë e më larg mbretërve, e mërkura deçizive
Lexo po ashtu Real Madridi i shpall luftë Interit shkaku i agjentëve të Modricit - Lojtari gjithmonë e më larg mbretërve, e mërkura deçizive

Pavarësisht nga përpjekjet e Perezit për të mbajtur Modricin në Real, Interi është i inkurajuar nga fakti që duket se ekziston një ‘marrëveshje e zotërinjve’ mes lojtarit dhe Presidentit.

Modric dhe Perez mendohen të jenë në raporte të shkëlqyera mes vete, me Nerazzurrët  që janë duke shpresuar se presidenti do të nderojë një marrëveshje të gjatë për të lejuar që ai të largohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori