LAJMI I FUNDIT:

Perez kërkon transferimin e yllit të Man Utd, synon ta përsërisë taktikën e cila solli Ronaldon në Spanjë

Perez kërkon transferimin e yllit të Man Utd, synon ta përsërisë taktikën e cila solli Ronaldon në Spanjë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i gatshëm të takohet me Alejandro Garnachon dhe të përsërisë taktikën që përdori kur ai nënshkroi me Cristiano Ronaldon.

Ronaldo la pas aventurën në Angli për tu transferuar në Spanjë në 2009 dhe iu bashkua Madridit për një shifër rekord prej 80 milionë eurosh.


Që atëherë, Real Madridi ka adaptuar një strategji të re transferimesh, duke u fokusuar më shumë tek blerja e lojtarëve të rinj.

Sipas gazetës spanjolle Real Madrid Exclusivo, Perez tani po synon që të transferojë sulmuesin e United, Alejandro Garnacho.

19-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon nën urdhrat e Ten Hag, duke qenë një ndër lojtarët më të përdorur. Garnacho ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime, teksa thuhet se Real Madridi e ka përcjellur atë në 12 muajt e fundit.

Statistikat mbresëlënëse të Garnachos dëshmojnë se ai po zhvillohet më shpejt se Ronaldo
Lexo po ashtu Statistikat mbresëlënëse të Garnachos dëshmojnë se ai po zhvillohet më shpejt se Ronaldo

Perez do të jetë në qytetin e Mançesterit muajin e ardhshëm për duelin e madrilenëve ndaj Manchester Cityt në çerekfinale.

Për këtë arsye ai do ta shfrytëzojë këtë për t’i bërë një vizitë Garnachos dhe për të diskutuar kushtet për një transferim të mundshëm.

Kujtojmë se Garnacho është një tifoz i flaktë i Ronaldos dhe ideja për të përcjellur hapat e karrierës së portugezit mund të jetë një faktor për vendimin e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori