LAJMI I FUNDIT:

Perez e gëzon Zidanen: Sigurisht që kemi 160 milionë për dy dëshirat e tua

Perez e gëzon Zidanen: Sigurisht që kemi 160 milionë për dy dëshirat e tua
Zinedine Zidane. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Zinedine Zidane ka dy dëshira të mëdha për afatin kalimtar të verës, të përforcohet me një sulmues dhe një mesfushor.

Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund, Erling Haaland është objektivi kryesor i madrilenëve për repartin ofensivë.


Ndërkohë për mesfushën Real Madrid synojnë angazhimin e Paul Pogbas, edhe pse një gjë e tillë duket më e vështirë.

Por sa i përket Pogbas, nëse nuk arrihet francezi alternativat janë Eduardo Camavinga, Fabian Ruiz apo Donny Van de Beek.

E për t’ia plotësuar dëshirat Zidanes është përkujdesur numri një i Real Madridit, Florentino Perez.

Përkundër krizës që ka kapluar klubet nga coronavirusi, Los Blancos duket se nuk e ndjenjë këtë dhe kanë para për të shpenzuar.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Florentino Perez i ka kumtuar lajmin Zidanes se kanë në dispozicion 160 milionë euro për afrimin e dy dëshirave të francezit.

13 herë kampionët e Evropës do të duhet të shpenzonin 75 milionë euro për transferimin e Haaland, pasi aq është klauzola e tij te Borussia Dortmund.

Ndërkohë madrilenët shpresojnë që të mbyllin marrëveshjen me Manchester United për Paul Pogban për 85 milionë euro.

Gara për Pogban është shumë e madhe me Juventus, PSG e Inter që janë pas lojtarit, por nëse nuk vije francezi atëherë Reali do të synojnë që me ato para të marrë njërin nga Van de Beek, Camavinga apo Ruiz.

Si Pogba ashtu edhe Haaland menaxhohen nga Mino Raiola, i cili muaj më parë i kishte premtuar madrilenëve se do t’i sillte një futbollist të madh në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori