LAJMI I FUNDIT:

“Përbindëshi detar”: Mbetjet e një peshkaqeni masiv janë gjetur në Britaninë e Madhe

“Përbindëshi detar”: Mbetjet e një peshkaqeni masiv janë gjetur në Britaninë e Madhe

Në fillim të këtij viti, Stephen Davies u ndesh me mbetjet e një krijese masive pranë lumit Mersey të Britanisë së Madhe.

Pavarësisht se vendasit i referoheshin mbetjeve si “alien gjigant”, Davies shpejt mësoi se kishte hasur në trupin e një peshkaqeni Basking 6 metra të gjatë.


Duke arritur një peshë maksimale prej 6 tonësh, dhe gjatësi prej 12 metrash, peshkaqeni i gjetur cilësohet si një nga më të mëdhenjtë në botë.

Pavarësisht madhësisë, trupi i gjetur të premten mendohet të jetë i një të riu me pothuajse gjysmën e gjatësisë maksimale të atij lloji.

Madhësia e tij ishte e mjaftueshme për të shtuar spekulimet rreth krijesave monstruoze që fshihen nën ujërat e thella.

Edhe pse stili i jetesës së Basking mbetet ende një mister, nga një studim i vitit 2018, u zbulua se goja e tij mund të hapet deri në një metër, dhe emri i tij rrjedh nga termi grek për “përbindësh detar”.

Përmes gjurmimeve satelitore është zbuluar se ky lloj peshkaqeni migron në distanca të ndryshme, me disa që janë shfaqur në ishujt vullkanikë të Azores dhe Newfoundland.

Ndryshe, peshkaqeni Basking listohet si i rrezikuar në listën e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kërkim faljet më të çuditshme

Kërkim faljet më të çuditshme

Fun
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Fun
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
15 skulpturat më të famshme në botë

15 skulpturat më të famshme në botë

Interesante
Kalo në kategori