Autoritetet shëndetësore turke kanë raportuar një numër të madh të të vdekurve gjatë ditës së sotme shkaku i coronavirusit.

Turqia ka regjistruar 185 vdekje në lidhje me COVID-19 në 24 orët e fundit, një numër rekord për ditën e shtatë me radhë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i rasteve të reja të coronavirusit, përfshirë ato asimptomatike, është 29,281, që është një rënie e lehtë krahasuar me dje, raporton aa.

Turqia ka raportuar vetëm raste asimptomatike për katër muaj, por ka raportuar të gjitha rastet që nga e mërkura.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në mars është 13,558, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 607,628. /Telegrafi/