Mirëpo, gjesti i tyre nuk ka kaluar pa u rënë në sy mediave serbe, të cilat të bëjnë për të qeshur duke e quajtur provokim ndaj serbeve veprimin e dy futbollistëve shqiptarë.

“Vëllezërit Xhaka në çdo rast që u jepet dhe kudo që janë i provokojnë serbët dhe Serbinë, e sidomos që pas ndeshjes së ndërprerë për kualifikimet për Euro 2016 ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë”, kështu e fillon shkrimin Kurir.rs.


Në vazhdim kjo gazetë tregon se Taulanti dhe Graniti i kanë prindërit nga Kosova dhe njëri e përfaqëson Shqipërinë e tjetri Zvicrën, porse me të ardhur në Prishtinë kanë bërë simbolin e shqiponjës me lojtarët e klubit kryeqytetas.

Tutje theksohet se Taulanti ishte “njëri nga provokuesit kryesorë dhe ishte i pari që e mbrojti flamurin” në stadiumin e partizanit në Beograd.

“Ai më pas i sulmoi futbollistët tanë, ndërsa pas ndeshjes i ofendoi rëndë serbët duke i quajtur ‘shkie’”, vazhdon shkrimin Kurir. /Telegrafi/

 
telegrafi sport app