Ardhja e Phillipe Coutinhos te Barcelona, ka krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme rreth klubit, ndërsa klauzolat e lojtarëve si Lionel Messi, Luis Suarez dhe Dembele së bashku me brazilianin arrijnë një çmim astronomik prej 1.7 miliard euro.

Pak ekipe mund të mburren me listën e lojtarëve sikurse Barcelona, duke u kthyer për nga kuarteti, si klubi më i frikshëm në Evropë.


Të hënën, Observatori i Futbollit (CIES) publikoi raportin vjetor të vlerës së lojtarëve kryesorë që luajnë në ligat e ndryshme evropiane.

Ky raport zbulon se 'poker' i Barcelonës vlen afër 550 milionë euro.

Messi është më i vlerësuar me 202.2 milionë euro i pasuar nga Luis Suarez me 128.7 milionë euro.

Messi Messi më i vlefshmi te Barcelona

Coutinho kushton 123 milionë euro, ndërsa Dembele  96 milionë euro.

Por klubi për ta mbrojtur investimin, ka vënë klauzola për të gjitha yjet dhe ato për treshen e sulmit, arrijnë vlerën e 1.7 miliard eurove.

coutnho 12 Philippe Coutinho tani te Barcelona (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Messi kryeson listën me një klauzolë prej 700 milion eurove, pastaj Dembele dhe Coutinho ka klauzolë prej 400 milionë eurove dhe Suarez është me 200 milionë euro.

4.dembele Dembele, rekordi i parë i Barcelonës

Largimi i Neymarit gjatë verën e shkuar shkaktoi një 'efekt domino' dhe ndryshoi plotësisht tregun e transferimit.

luis suarez e1507304170720 Suarez sulmues i frikshëm

Paris Saint-Germain ka paguar klauzolën e brazilianit e cili arriti në 222 milionë euro dhe kjo rrethanë ka ndryshuar dukshëm çmimet e lojtarëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app