Gjyqtari Michael Fabbri pritet të mos ndajë drejtësi në dy xhirot e radhës në Serie A për shkak të lëshimeve kundërthënëse në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Milanit.

Në derbin e të shtunës në Allianz Stadium, gjyqtari u kritikua që nuk akordoi penallti në favor të Rossonerëve për ndalje të topit me dorë nga Alex Sandro.

Ndërsa as gjyqtari e as dhoma e VAR-it nuk e panë momentin kur Mario Mandzukic e goditi Alessio Romagnolin.

Për shkak të këtyre lëshimeve, La Repubblica raporton se 35-vjeçari nuk do ta ndajë drejtësinë në dy xhirot e radhës në kampionatin italian, si dhe nuk do të jetë gjyqtar i ndeshjeve të Milanit deri në fund të sezonit.

Rosario Abisso u detyrua të mos e bënte punën e gjyqtarit për tri xhiro në muajin e kaluar pas kritikave për ndeshjen ndërmjet Fiorentinas dhe Interit. /Telegrafi/