Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T, këtë vit ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja.

Për këta muaj të vitit 2019, ai ka sjell plot tetë këngë, të cilat u pritën nga publiku dhe në YouTube mblodhën miliona klikime.


Megjithatë, ai është duke punuar fuqishëm dhe në vazhdim pritet të vijë me projekte të reja.

truekapo 67238569 152485345812150 3891609466605633285 n

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram, ai tregon këngët që ka lansuar.

"Sytë e tu", "Mercy", "200 ditë", "Hookah", "Drama", "Kujtime", "Filma" dhe "Fustani", janë projektet që ka publikuar përgjatë këtyre muajve, teksa në postimin tjetër thotë se do të publikojë edhe shumë të tjera.

I njëjti me datën 19 shtator do të mbajë edhe një koncert madhështor në Tiranë, i cili tashmë ka filluar përgatitjet. /Telegrafi/

truekapo 66452888 2423209924615597 6487734920821752633 n