LAJMI I FUNDIT:

Për çka kërkon ndjesë 2Ton? (Video)

Për çka kërkon ndjesë 2Ton? (Video)

Pavarësisht tentativave të ndryshme për të prishur imazhin e tij, 2Ton nuk i sheh si pengesa për të vazhduar me krijimtarinë e tij muzikore.

Ai, që nga pasditja e së mërkurës, ka qenë shumë i përfolur për shkak të disa fotografive intime që iu publikuan. Menaxheri i këngëtarit në fjalë, fotografitë e publikuara për Express Summer, e pati cilësuar i veprim të qëllimshëm nga dikush që po tenton t’i prishë imazhin reperit të njohur shqiptar.

Ndërkohë, ky i fundit pa dashur të flasë më shumë rreth kësaj çështjeje, theksoi shkurt se ndien keqardhje për atë që ka ndodhur. Por jo vetëm kaq, 2 Ton para disa javësh, ishte penguar që të performonte në një klub nate në kryeqytet. Ndërkohë që në lidhje me këtë, kishte reaguar bashkëvendasi i tij, këngëtari Labinot Tahiri.

Sidoqoftë, krijimi i projekteve të reja muzikore është i pandalshëm për “2Ton”-in. “Me Mu” është projekti i fundit që reperi nga Ferizaj nxori dhe i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

Ai, për Express Summer, bëri të ditur se javët në vazhdim pritet ta publikojë këngën e radhës, e cila do të jetë në bashkëpunim me vëllanë e tij. Reperi Arton Abdyli para katër vjetësh hyri fuqishëm në skenën muzikore përmes këngës “Na dy”, duke u bërë më pas një nga emrat më të pëlqyer në muzikën shqiptare.

Bashkëpunimet më të bujshme të reperit, i cili vazhdon të jetë beqar, janë me këngëtarët Labinot Tahiri, Ermal Fejzullahu, Genta Ismajli, Skivin e Vig Poppa.