LAJMI I FUNDIT:

Për Blunt e Real 1 shpejt fillon “Vera”

Për Blunt e Real 1 shpejt fillon “Vera”

Dy emrat e njohur të skenës sonë, Blunt e Real 1 kohë më parë sollën këngën e tyre më të re që mban titullin ‘Presion’, këngë kjo e cila që në lansim u mirëprit nga fansat.

Miliona klikime të kësaj kënge kanë bërë që Blunt e Real1 të falenderojnë fansat për mbështetje, duke theksuar se ata nuk kanë asnjë klikim të vjedhur.


Por derisa po shijojnë suksesin e ‘Presion’, ata nuk po rrin duarkryq, Real 1 për RTV Dukagjinin ka treguar se janë duke punuar në këngën e re e cila do të titullohet ‘Vera’.

Kjo këngë sipas Real 1 do të realizohet me videoklip nga Entermedia. Klipi i kësaj kënge pritet të punohet në ndonjë vend shqiptar, bregdetar dhe pritet të publikohet pas disa javësh./Telegrafi/