LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola zbulon planin që ka hartuar në përpjekje për të përsëritur sukseset e Sir Alex Ferguson

Pep Guardiola zbulon planin që ka hartuar në përpjekje për të përsëritur sukseset e Sir Alex Ferguson

Pep Guardiola ka dhënë një paralajmërim të madh se e ardhmja e tij afatgjatë mund të jetë në “Etihad”, duke zbuluar se ai dëshiron të përsërisë sukseset që ka arritur Sir Alex Ferguson gjatë kohës së tij si trajner i Manchester United.

Guardiola i cili ka vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Cityn, ka zbuluar se ai dëshiron që të prodhojë lojtarë të akademisë për të barazuar arritjet që kishte Manchester United në krye me lojtarët si David Bechkham, Ryan Giggs, Paul Scholes etj.


Phil Foden është shembulli më i qartë se si duhet t’i besohet lojtarëve nga akademia. Rico Leëis dhe Oscar Bobb gjithashtu janë duke ecur hapave të Foden, ndërsa adoleshentë si Micah Hamilton dhe Jacob Wright gjithashtu janë ftuar disa herë nga Guardiola në ekipin e parë.

Por, Guardiola i cili ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë në një ekip të Barcelonës që përfshiu lojtarë të talentuar të La Masias si Lionel Messi, Xavi dhe Andreas Iniesta, dëshiron më shumë.

“Ne do ta donim këtë. E mbaj mend në Barcelonë ne luajtëm në dy finale të Ligës së Kampionëve ndaj United dhe shtatë nga lojtarët tanë ishiin nga akademia.Çfarë do të thotë kjo? Ne nuk përfituam shumë, sepse ata ishin aq të mirë sa që ne nuk i shitëm ata, por ky është qëllimi. Lojtarë të cilët e duan klubin dhe janë rritur këtu”, ka thënë Guardiola.

“Ai është i jashtëzakonshëm” – Guardiola tregon lojtarin e Man United të cilin do të donte ta kishte në ekip
Lexo po ashtu “Ai është i jashtëzakonshëm” – Guardiola tregon lojtarin e Man United të cilin do të donte ta kishte në ekip

“Ndonjëherë është e pamundur sepse lojtarët e huaj janë shumë të mirë. Erling Haaland është nga Norvegjia. Ne do të donim ta kishim Erling nga akademia por ju duhet të investoni. Ne kemi shitur shumë lojtar të rinj vitin e kaluar, ndoshta ata mund të luajnë këtu, ju kurrë nuk e dini”, është shprehur tekniku spanjoll.

“Nuk e di pse por lojtarët e akademisë kanë diçka speciale që gjithmonë funksionon”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori