LAJMI I FUNDIT:

Penisët e mëdhenj janë më të kënaqshëm, pozita e misionarit është e keqe dhe të gjitha mitet tjera të seksit

Penisët e mëdhenj janë më të kënaqshëm, pozita e misionarit është e keqe dhe të gjitha mitet tjera të seksit

Sipas hulumtimeve më të reja, del se ende ekzistojnë shumë mite rreth seksit të cilat po i shkatërrojnë jetët seksuale të çifteve.

Kate Taylor, eksperte e seksit dhe e lidhjeve, tregon se cilat janë mitet më të mëdha të seksit që ende qarkullojnë mes çifteve, transmeton Telegrafi.com


Gënjeshtra nr. 1: Penisët e mëdhenj janë më të kënaqshëm
Lajm i mirë për meshkujt që nuk janë edhe aq të mëdhenj aty poshtë – penisi i madh jo domosdoshmërish është më i kënaqshëm.

Ndonëse madhësia mesatare e penisit është rreth 13 centimetra, shkencërisht pjesa më e kënaqshme e femrave është klitorisi, dhe klitorisi është i qasshëm për të gjithë.

Gënjeshtra nr. 2: Shenjat në qafë janë të padëmshme
Shumica e tinejxherëve e kanë përjetuar në ndonjë fazë ‘turpin’ e shenjave të kafshimeve në qafë, dhe kanë menduar se ato shenja nuk janë fare të dëmshme.

Por, shkencëtarët tregojnë se kafshimi i madh mund të shkaktojë edhe sulm në tru.

Në vitin 2011, një grua në Zelandën e Re kishte pësuar sulm të tillë pasi dashnori e kishte kafshuar shumë në qafë, gjë e cila kishte shpirë në bllokim të artereve.

Gënjeshtra nr. 3: Pozita e misionarit s’ia vlen
Çdo kush që thotë se nuk e pëlqen pozitën e misionarit është duke gënjyer!

Një anketim i përmasave të mëdha i vitit 2015, ka zbuluar se pozita e preferuar e seksit mes çifteve është ajo e misionarit.

Gënjeshtra nr. 4: Femrat nuk përjetojnë orgazëm në ëndrra
Ëndrra të ëmbla zonja – meshkujt nuk janë të vetmit që eksitohen në gjumë.

Studimi i publikuar në revistën ‘Journal of Sex Research’ ka zbuluar se 85 për qind e femrave përjetojnë orgazma gjatë kohës kur janë në gjumë.

Gënjeshtra nr. 5: Këmbë të mëdha = penis të madh
Ndonëse disa njerëz pretendojnë se madhësia e këmbës është e ndërlidhur me madhësinë e penisit, kjo nuk është e vërtetë.

Gënjeshtra nr. 5: Penetrimi mjafton ta bëjë një femër të përjetojë orgazëm
Rreth 75 për qind e femrave asnjëherë nuk përjetojnë orgazëm vetëm përmes seksit, por u duhet edhe stimulim klitoral.

Në përjetim të orgazmës ndihmon shumë edhe paraloja, madje edhe lodra e seksit.

Gënjeshtra nr. 6: Meshkujt asnjëherë nuk e aktrojnë orgazmën
Hulumtuesit tregojnë se edhe meshkujt mund të jenë aktorë të mëdhenj në shtrat.

Në fakt, një studim nga Universiteti i Kansasit ka zbuluar se thuajse 25 për qind e meshkujve të anketuar kishin aktruar orgazmën, ndërsa mbi 50 për qind të femrave e bëjnë të njëjtën gjë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Pesë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje kur blini një valixhe: Ngjyra është shumë e rëndësishme

Pesë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje kur blini një valixhe: Ngjyra është shumë e rëndësishme

Si të udhëtosh
Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)

Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori