LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski i fton kundërkandidatët e tij në debat, programin do ta prezantojë më 3 prill

Pendarovski i fton kundërkandidatët e tij në debat, programin do ta prezantojë më 3 prill

Kandidati për president Stevo Pendarovski, i cili do të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet e 24 prillit, fton gjashtë kundërkandidatët e tij në dy master debate, të cilat do të mbahen në fillim dhe në fund të fushatës zgjedhore, e cila fillon më 4 prill.

Siç njoftuan sot nga Shtabi i tij Zgjedhor, ideja e dy master debateve u është komunikuar edhe kandidatëve të tjerë për president, të cilët për momentin nuk e kanë refuzuar, por presim të shohim nëse do ta pranojnë përfundimisht. Master debatet, siç thonë nga shtabi zgjedhor i Pendarovskit, do të organizohen në terren neutral, secili nga kandidatët do të marrë pjesë në organizim, i cili do të udhëhiqet nga një moderator, për të cilin të gjithë do të arrijnë marrëveshje, ndërsa shpenzimet do t’i ndajnë të gjithë.


Secili prej kandidatëve do të ketë mundësinë të sjellë audiencën e tij, do të ftohen përfaqësues të mediave dhe do të ketë mundësi për të bërë pyetje. Debatet master do të zgjasin 180 minuta. Nga Shtabi Zgjedhor i Pendarovskit thonë se pritet të mërkurën për një përgjigje përfundimtare se a do të pajtohen kandidatët e tjerë. Master debatet janë për shtatë kandidatët, kështu që nëse dikush pranon dhe dikush jo, ideja nuk do të realizohet.

Master debati propozohet si një formë prezantimi dhe ballafaqimi me kandidatët, me të cilin do të shmangeshin apo pakësoheshin grindjet dhe do t’u hapej mundësia që të shtatëve të përballen me programet e tyre për garën e ardhshme zgjedhore.

Pendarovski në Konventën e 3 prillit do ta promovojë programin me të cilin do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe siç thonë nga Shtabi i tij zgjedhor do të udhëheqë një fushatë pozitive, evropiane dhe qytetare.

Është planifikuar një prezencë e madhe në terren dhe përveç tubimeve më të mëdha nëpër qytete janë planifikuar edhe takime të shumta me qytetarë. Fushata, siç thonë nga Shtabi i tij Zgjedhor, ka për qëllim qytetarët dhe do të jetë dygjuhëshe, në gjuhën maqedonase dhe shqipe dhe do të përfshihet edhe gjuha e shenjave.

Gjatë fushatës, sipas Shtabit të tij zgjedhor, Pendarovski do të organizojë iftar dhe darkë të Pashkëve, në të cilën do të ftohen të gjithë pjesëmarrësit në garën për zgjedhjet presidenciale.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori