LAJMI I FUNDIT:

Pellegrini: Në Bernabeu udhëtojmë për fitore

Pellegrini: Në Bernabeu udhëtojmë për fitore

Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, thotë se skuadra e tij pati probleme për të krijuar shanse në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, por do të ketë më shumë hapësirë në takimin e kthimit.

Dy skuadrat barazuan pa gola në Etihad në takimin e parë dhe kanë lënë gjithçka të hapur për takimin e dytë që zhvillohet javën e ardhshme në Madrid.


Pellegrini thotë se lëndimi i David Silvas në pjesën e parë i shkaktoi probleme skuadrës së tij, transmeton koha.net.

“Mendoj se u mbrojtëm mirë, provuam të krijojmë raste, por humbëm topin shpesh, pasi Davidi u largua. Pritëm që Reali të luante lojë të ngadalshme. Fatkeqësisht kur e kishim ne topin, nuk mund të bënim dallimin. Patëm disa opsione, por nuk arritëm të shënonim. Mendoj se kemi luajtur mirë sivjet jashtë shtëpisë. Tani shkojmë në Bernabeu me të njëjtin qëllim dhe do të kemi më shumë hapësirë sepse Reali do të sulmojë më shumë”, ka thënë ai për BT Sport.

Pellegrini po ashtu ka shtuar se Silva nuk pritet të jetë i gatshëm për takimin e kthimit.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori