LAJMI I FUNDIT:

Peja fiton derbin e javës në udhëtim te Rahoveci

Peja fiton derbin e javës në udhëtim te Rahoveci

Peja e ka fituar derbin e javës, duke mundur në udhëtim Rahovecin me rezultat 95:109 (24:19, 26:34, 23:23, 22:33) në kuadër të xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll, derisa kjo ishte ndeshja e fundit për stinorin vjeshtor.

Takimi ka qenë shumë interesant, me Vreshtarët që e kanë filluar më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 24:19.


Megjithatë, në periudhën e dytë, rikthehen pejanët, duke fituar 26:34, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 50:53.

Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, duke përfunduar 23:23 dhe fituesi është vendosur në dhjetëminutëshin e fundit.

Rahoveci arrin të barazojë shifrat në 80:80, por Verdhezinjtë hynë në një seri prej 0:8, duke krijuar epërsi prej 80:88 dhe deri në fund nuk e lëshuan fitoren nga duart, duke triumfuar me rezultat 95:109.

Te Rahoveci u dalluan Darell Davis me 30 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime dhe Joshua McFolley me 24 pikë, derisa te Peja u dalluan Nigel Johnson me 32 pikë e tetë asistime dhe Drilon Hajrizi me 24 pikë e nëntë kërcime.

Rahoveci e përfundon stinorin vjeshtor në vendin e dytë me 11 fitore dhe pesë humbje, kurse Peja në vendin e gjashtë me nëntë fitore dhe shtatë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori