LAJMI I FUNDIT:

PDK kritikon Qeverinë: Draft-strategjia e Sigurisë Kombëtare ka mangësi serioze

PDK kritikon Qeverinë: Draft-strategjia e Sigurisë Kombëtare ka mangësi serioze

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, në një konferencë për media ka shprehur sot shqetësimin për siç tha “me mënyrën e hartimit të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë nga Qeveria Kurti”.

Kabashi-Ramaj tha se ky dokument me rëndësi të jashtëzakonshme për konsolidimin e sektorit të sigurisë në vend, ka shumë mangësi dhe duhet rishkruar.

“Dokumentit i mungon vizioni dhe qartësia se ku do të shkojë në 10 vitet e ardhshme dhe si. Dokumenti tregon shenja të qarta të mungesës së memories institucionale dhe informacionit të përditësuar, gjë që nënkupton mungesën e një qasjeje gjithëpërfshirëse të qeverisë ndaj procesit të hartimit dhe rrjedhimisht një mospërfillje të Udhëzuesit për Hartimin e Dokumenteve Strategjike”, theksoi ajo.


Sipas saj, ky dokument tregon një mungesë serioze njohurish mbi temat që mbulon, si siguria njerëzore, mungesa e të kuptuarit të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare në terma moderne përballë një aparati kompleks kërcënimesh dhe rreziqesh.

Duke pasur parasysh buxhetin e Kosovës, Kabashi-Ramaj tha se financimi i sektorit të mbrojtjes duhet të planifikohet mirë e të jetë i qëndrueshëm, dhe “jo siç ishte kërkesa për fonde direkte nga qytetarët”.

“Qeveria Kurti, duke mos pasur program fare për sigurinë, nuk ka si të ketë përputhje me prioritete për këtë sektor. PDK e sheh si obligim t’i bëj publike vërejtjet e veta për këtë dokument strategjik dhe shpresojmë që ato të merren parasysh nga hartuesit e saj, në mënyrë që strategjia të jetë e kompletuar”.

“Strategjia Kombëtare e Sigurisë nuk është një dokument që duhet përfunduar, e lënë në sirtar. Prandaj, një strategji pa vizion mbetet thjeshtë një dokument por jo një hartë që mund të zbatohet, duke forcuar sigurinë e Republikës së Kosovës. Ky është dokumenti më i rëndësishëm në hapjen e rrugës drejt konsolidimit të sektorit të sigurisë ne vend, dhe mbrojtjes së vendit e qytetarëve tanë. Qeveria aktuale duhet ta trajtojë me seriozitetin që e meriton. Në këtë aspekt, PDK fton qeverinë që të marrë parasysh rekomandimet e dhëna. PDK gjithashtu shprehë gatishmëri t’i vë në dispozicion të gjitha kapacitetet që ka në këtë fushë, për të arritur deri te një Strategji Kombëtare e cila realisht kontribuon në ngritjen e nivelit të sigurisë në vend dhe mbrojtjen e qytetarëve tanë”, shtoi Kabashi- Ramaj.

Për të korrigjuar problematikat që ka Strategjia Kombëtare e Sigurisë, PDK rekomandon që Qeveria bashkë me Zyrën për Planifikim Strategjik dhe Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë të rishikojnë të gjithë procesin e hartimit të këtij dokumenti: të bëjë një analizë të kujdesshme të implikimeve financiare, ta hartojë përsëri këtë strategji bazuar në informacionin e përditësuar mbi kërcënimet dhe rreziqet që mund t’i vijnë Kosovës si dhe të krijojë një plan strategjik komunikimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Kronika e Zezë
Kalo në kategori