Moti në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se fundjava në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira.
IHK njofton se të shtunën do të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me diell.
Vranësirat, vende-vende, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore do të shoqërohen me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 14 deri në 17°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
Ndërkaq, për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 17°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































