eksperti-banner

Muaji i Ramazanit është muaji kur shtohet dashuria e njeriut ndaj Zotit.

Ka të tillë që këtë periudhë të kohës e kalojnë në qytetin e shenjtë të myslimanëve - Meke.


Një prej tyre është edhe futbollisti i Manchester United, Paul Pogba, i cili ka zgjedhur të vizitojë vendin ku lindi profeti Muhamed.

Screenshot 1 13

Francezi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet se po kalon bukur në Qabe.

“Allahu Ekber. Allahu është më i madhi”, ka shkruar në këtë rrjet social, Pogba duke thënë se nuk mund ta përshkruaj ndjenjën e së qeni në këtë vend.

Kujtojmë se 25-vjeçari është një ndër lojtarët me më së shumti ndjekës në rrjetet sociale, ku vetëm në Instagram ka mbi 22.6 milionë fansa.

Ndryshe, Pogba do të jetë i pranishëm në kampionatin botëror për kombëtaret, ku do të veshë fanellën e Francës. /Telegrafi/