LAJMI I FUNDIT:

Pasi u rizgjodh në krye të PD-së, Basha: Le t’i përvishemi një tjetër beteje

Pasi u rizgjodh në krye të PD-së, Basha: Le t’i përvishemi një tjetër beteje

Lulzim Basha mbajti mbrëmjen e kësaj të shtune fjalën e parë pas rizgjedhjes në krye të Partisë Demokratike.

Në një deklaratë të dhënë mes simpatizantëve jashtë selisë së PD-së, Basha tha se sot fillon ringritja e Partisë Demokratike.


Ai tha se beteja për rrëzimin e qeverisë duket e pamundur por asnjëherë e pafitueshme.

Kreu i PD theksoi se partia nën drejtimin e tij do të mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve kudo që janë.

“Nuk ka për të qenë e lehtë por nëse ka diçka që demokratët treguan sot është që jemi të aftë, të përkushtuar dhe gati që t’i përvishemi një tjetër beteje në dukje të pamundur, por asnjëherë të pafitueshme. Le ta nismi menjëherë punën për ta ndërtuar këtë urë shprese dhe besimi për qindra mijëra shqiptarë. Kjo është detyra jonë me e shenjtë është amaneti me të cilin kemi nisur rrugëtimin tonë”.

“Shqipëria e vlerave, e standarteve evropiane pret një orë e më parë që demokratët të kthehen në krye të detyrës për të mbrojtur interesin publik, interesin e qytetarëve kudo që ata ndodhen dhe ndiejnë shtypjen dhe padrejtësitë, interesat e sipërmarrjes dhe të fermerëve, interesat e studentëve dhe gjimnazistëve, interesat e intelektualëve dhe të moshuarve, interesat e vendit dhe kombit, interesat e atyre që nuk dëgjohen. Le ta nisim së bashku këtë rrugëtim pa cinizëm ndaj askujt”, tha Basha.

Kujtojmë se Basha gjatë garës për kreun e PD-së siguroi 16196 vota, ndërkohë që Gjergj Hani mori 1657 vota.

Në procesin zgjedhor për kreun e PD-së morën pjesë 18052 anëtarë ose 71%. /EuronewAlbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori