Lyon i ka ofruar Miralem Pjanicit mundësinë për t’u rikthyer në klub dhe do të përpiqet të përfundojë transferimin e tij në ditët në vijim.

Dy ditë më parë, Pjanic u shfaq në fillimin e përgatitjeve të Barcelonës për sezonin e ri, i cili nisi me ekzaminimet mjekësore, e më pas bëri disa seanca stërvitore me skuadrën dhe për herë të parë u pa me trajnerin Xavi.

Megjithatë, gazetari Gerard Romero pretendon se ka pak shanse që Pjanić të qëndrojë në Barcelonë dhe se Lyon tani i ka dhënë atij një “shans për të shpëtuar” dhe do të përpiqet ta përfundojë këtë punë në ditët në vijim.

Reklama

Pjanić nënshkroi për Barcelonën në shtator të vitit 2020 dhe kontrata e tij me katalanasit është e vlefshme deri në vitin 2024 dhe është e qartë se skuadra franceze, nëse e duan vërtet lojtarin, do të detyrohen t’i paguajnë një kompensim të caktuar te gjiganti spanjoll.

Reklama

Sa i përket Lyonit, ata tashmë kanë rikthyer dy ish-lojtarë këtë verë me Alexandre Lacazette dhe Corentin Tolisso, që janë bashkuar me ekipin pas skadimit të kontratave të tyre me Arsenalin dhe Bayernin përkatësisht.

Paga vjetore e Pjanic është 7.5 milionë euro dhe është e qartë se edhe në këtë kontekst, lojtari do të duhej të pajtohej me të ardhura dukshëm më të ulëta.

Reklama

Pjanic ka luajtur te Lyon nga viti 2008 deri në vitin 2011, ku më pas luajti te Roma dhe Juventusi. /Telegrafi/