LAJMI I FUNDIT:

Pasi la futbollin nga sëmundja në zemër, Sinan Bytyqi zbulon jetën e tij të re

Pasi la futbollin nga sëmundja në zemër, Sinan Bytyqi zbulon jetën e tij të re
MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 02: Sinan Bytyqi congratulates goalscorer Marcos Lopez of Manchester City during the UEFA Youth Champions League match between Manchester City and FC Bayern Muenchen at Ewen Fields on October 2, 2013 in Manchester, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Sinan Bytyqi bëri bujë të madhe muaj më parë kur pranoi publikisht se ka lënë karrierën pas problemeve me zemër.

Sulmuesi nga Kosova ishte nën pronësi të Manchester Cityt por i huazuar në kampionatin holandez tek skuadra Go Ahead Eagles.


Ishte i grumbulluar në Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen ndaj Finlandës por pa arritur të debutojë.

Bytyqi filloi me asistime në Eredivisie por u detyrua të ndalojë së luajturi në muajin tetor të vitit 2016.

Mjekët zbuluan e ka një problem në zemër dhe nëse do të vazhdonte të luante futboll kishte rrezik për vdekje.

🤳🏻🤔

A post shared by Sinan Bytyqi (@sinanbytyqi63) on Feb 13, 2018 at 9:39am PST

Kësisoj Bytyqi u detyrua t’i japë fund pa vullnetin e tij karrierës futbollistike.

23-vjeçari tani është i punësuar te Manchester City dhe vëzhgon talentet e huazuar që ka kampioni i Anglisë.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle Marca, Bytyqi zbulon ‘jetën e tij të re’.
“Aktualisht merrem me lojtarët që Manchester City ka huazuar nëpër klube të ndryshme të botës”.

“Jemi një ekip prej gjashtë personash dhe detyra ime është t’i vëzhgoj talentet”.

Great to see my bro again 😁👊 @milotrashica7

A post shared by Sinan Bytyqi (@sinanbytyqi63) on Jul 15, 2017 at 11:00am PDT

“Unë i mbështes, i ndihmoj dhe në fund kam detyrë të bëjë një raport për paraqitjen e tyre në fushë”, deklarohet Bytyqi.

“Është si një tjetër botë, unë i kuptoj lojtarët e huazuar pasi edhe vet kam qenë në pozitë të tyre”, thotë Bytyqi.

Prizrenasi ka folur edhe për trajnerin spanjoll Pep Guardiola me të cilin kishte pasur fatin të punoj në fazën përgatitore.

😄💪🏻

A post shared by Sinan Bytyqi (@sinanbytyqi63) on Oct 5, 2016 at 11:16am PDT

“Ishim në fazë përgatitore dhe kam mësuar më shumë në atë muaj nga Pep sesa në të gjithë karrierën time”.

“Kur të vinte një pasim, Guardiola të thoshte se si duhej ta ndaloje topin dhe të paraqiste situata të ndryshme, lojë në varësi të ndalimit të topit. Këto gjëra nuk më kanë ndodhur me trajnerët e tjerë”, u shpreh Bytyqi.

😄💪🏻

A post shared by Sinan Bytyqi (@sinanbytyqi63) on Oct 5, 2016 at 11:16am PDT

Krejt në fund Bytyqi thotë se i është mirënjohës futbollit për ato që ka.

“Shumica e gjërave që më kanë ndodhur në jetë janë falë futbollit. Jam shumë mirënjohës”, përfundoi ish-sulmuesi prizrenas. /Telegrafi/