Javë më parë është raportuar nga mediat ndërkombëtare se legjenda e Formula 1, Michael Schumacher është duke e zhvilluar tretman mjekësore, ndërsa tani ka folur edhe mjeku i tij.

Philippe Menasche ka thënë se ata janë duke e trajtuar në mënyrë të kujdesshme legjendën gjermane dhe se fansat e tij duhet të kenë durim dhe mos të besojnë gjithçka që shkruhet në media.

“Tretmani i Michael po vazhdon, unë nuk bëjë mrekulli”, ka thënë mjeku i Schumacher për gazetën italiane La Repubblica.

Philippe Menasche

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 besohet se të ketë marrë transfuzione të qelizave burimore që zvogëlojnë inflamacionin dhe raportohet se u vizitua nga ish-shefi i Ferrari, Jean Todt.

Ish-piloti gjerman pësoi një dëmtim gati-fatal të trurit në një aksident me ski në vitin 2013 në Alpet franceze.

Michael Schumacher me gruan e tij në Alpet e Francës

Kuptohet që profesori Menasche ishte duke e trajtuar Schumacherin me ‘infuzione të qelizave burimore’ të cilat janë krijuar për të prodhuar një ‘veprim anti-inflamator’.

“Ekipi im dhe unë nuk po bëjmë një eksperiment, një term i neveritshëm që nuk është në përputhje me një vështrim serioz mjekësor,” ka thënë ai për mediat italiane.

Schumacher po e zhvillon një tretman sekret mjekësor në Francë Schumacher po e zhvillon një tretman sekret mjekësor në Francë

Pas procedurës muajin e kaluar një infermiere i tha Le Parisien : “Po ai është në shërbimin tim … Dhe unë mund t’ju siguroj se ai është i vetëdijshëm”.

Gazeta franceze thoshte se Schumacher është trajtuar të paktën dy herë më parë në spitalin Georges-Pompidou në Paris, të pranuar çdo herë nën një emër të rremë dhe të trajtuar nga një ekip i vogël mjekësor. /Telegrafi/

Spitali në Paris ku po trajtohet legjenda e Formula 1