LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Osmanin, Lajçak: Presim vazhdimin e dialogut me Serbinë

Pas takimit me Osmanin, Lajçak: Presim vazhdimin e dialogut me Serbinë
Foto: Ilustrim

I ngarkuari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se ka ardhur në një Kosovë tjetër, duke aluduar nga rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Lajçak tha se zgjedhjet e fundit i kanë sjell mandat të fortë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit.


Ai po ashtu tha se ndjehet i gëzuar që të gjitha partitë politike kanë pranuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit në vend.

“Do të shpresoja të vija më shpesh këtu. Kam ardhur në një Kosovë tjetër e cila ka ardhur  nga përfundimi i zgjedhjeve dhe të cilat i kanë dhënë një mandat të fortë Kurtit dhe Osmanit. Shpreh përgëzimin tim që të gjitha partitë kanë pranuar rezultate nga përfundimi i zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Lajçak po ashtu tha se e mbështet plan programin e Kurtit dhe Osmanit të cilat i kanë paraparë për Kosovën.

Ai gjithashtu tha se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë.

“Mesazhi i dytë, BE-ja dhe SHBA-ja janë në një partneritet dhe janë në marrëdhënie të afërt më shumë se ç’mund të parashihet. Mbështetja për programin elektoral të programit të Kurtit dhe Osmanit, BE-ja është e gatshme që të mbështes krijimin e vendeve të reja të punës, luftimin e korrupsionit… BE-ja dhe SHBA-ja presin vazhdimin e  procesit të dialogut. Kisha një bisedë të gjatë me Kurtin dhe Osmanin se ku jemi me çështjen e dialogut dhe ku kemi arritur si dhe cilat janë hapat të cilat i parashohim. Dialogu do të vazhdoj, do të krijojmë disa procedura interne për vazhdimin e dialogut”, ka thënë ndër të tjera Lajçak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori