Pas më shumë se një dekade si futbollist i Real Madridit, Modric mund të ndërrojë ambient
Agjenti i Luka Modric ka zbuluar se mesfushori i Real Madridit është i hapur për një kalim në Ligën Sauditë në rast se një “ofertë e përshtatshme” vjen në drejtim të tyre.
38-vjeçari konsiderohet gjerësisht si njëri ndër futbollistët më të mirë në histori, falë paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme në karrierën 12-vjeçare si lojtar i Real Madridit.
Ylli kroat ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu” dhe ishte kurorëzuar me fitimin e Topit të Artë për shkak të paraqitjeve të tij për klubin dhe kombëtaren në vitin 2018, duke u bërë kështu lojtari i tetë i Real Madridit që e fiton këtë çmim.
Modric ka hedhur poshtë oferta nga MLS dhe Liga Saudite gjatë verës në favor të nënshkrimit të një kontrateje njëvjeçare me “Los Blancos”, por që tani po ‘vuan’ mungesën e minutave pasi që ai ka startuar në vetëm katër ndeshje në La Liga këtë sezon. Kjo ka bërë që thashethemet për një largim nga klubi të rriten së fundmi.
Ai ka refuzuar ta përjashtojë mundësinë e largimit nga Real Madridi hiq më larg se në janar, pas një bisede të hapur dhe të sinqertë me Carlo Ancelottin për minutat e limituara këtë sezon.
Këto lajme në një intervistë i ka pohuar edhe agjenti i tij Borja Couce duke thënë se ekziston mundësia për largimin e Modric nga kryeqyteti i Spanjës.
“Këtë verë ka pasur interesim për Modric nga Arabia Sauditë të cilët dëshironin të nënshkruanin me të. Modric po mendon momentalisht vetëm për Real Madridin, por ideja e kalimit në Ligën Saudite është e mundshme nëse oferta është e përshtatshme”, ka thënë agjenti i Modric.
Në rast se kalon në Arabi, Modric do të bashkohej me ish-bashkëlojtarin e tij Karim Benzema, i cili këtë verë u largua në drejtim të Lindjes së Mesme, më saktësisht tek klubi Al-Ittihad, aty ku do përfitojë 516 milionë euro në një marrëveshje trevjeçare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City