LAJMI I FUNDIT:

Pas paraburgimit të shtetasit malazez që provokoi në Gazimestan, reagon MPJ e Malit të Zi: Rasti të mos politizohet

Pas paraburgimit të shtetasit malazez që provokoi në Gazimestan, reagon MPJ e Malit të Zi: Rasti të mos politizohet

Shtetasit të Malit të Zi, i cili u arrestua të hënën, më 28 qershor në Gazimestan, i është caktuar masa e paraburgimit, për shkak se i njëjti publikisht dhe në prezencën e një numri të konsiderueshëm qytetarësh, ka brohoritur, “Vrite shqiptarin”, “Kosovën do ta lajm me gjak”, “Kosova është Serbi”.

Tashmë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi përmes Ambasadës në Kosovë, e cila ka njoftuar se do të vazhdojë komunikimin intensiv me autoritetet kompetente në Prishtinë me rastin e vendimit të paraburgimit prej 30 ditëve të shtetasit malazez, Risto Jovanoviq.

Departamenti i Gjeorgje Raduloviqit vëren se qytetari ynë ka të drejtë të paraqesë një ankesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila miratoi vendimin, në procesin që do të iniciohet nga përfaqësuesi i tij ligjor, raporton rtcg.

Një muaj paraburgim për shtetasin e Malit të Zi, që u arrestua në Gazimestan
Lexo po ashtu Një muaj paraburgim për shtetasin e Malit të Zi, që u arrestua në Gazimestan

“Misioni Diplomatik-Konsullor i Malit të Zi, në mënyrë që të sigurojë mbrojtje, do të vazhdojë kontaktet me qytetarin tonë dhe mbrojtësin e tij dhe do të veprojë brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar dhe konventave që rregullojnë këtë fushë. Në atë kuptim, Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq do të bisedojë me Ministrin e Jashtëm të Kosovës Donika Gërvallën, në mënyrë që të shmanget zhvendosja e kësaj çështje nga fusha e ligjit konsullor dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve tanë, ku i përket, në botën e politikës dhe abuzimeve dhe manipulimeve të mundshme politike, sepse sigurisht që nuk i përket atje”, njoftoi Ministria e Jashtme e Malit të Zi.

Në dritën e interpretimeve të ndryshme, siç thanë ata, ndodhi që disa ngjarje u vunë nën vëzhgimin e publikut dhe u interpretuan në përputhje me agjendat e ndryshme politike.

“Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë që të mos politizojnë çështjen. Ju kujtojmë se arrestimet e shtetasve të huaj, megjithëse një situatë e pakëndshme, nuk janë të reja në marrëdhëniet ndërshtetërore. Siç është rasti në vende të ndryshme të botës, ato kanë ndodhur në praktikën tonë diplomatike dhe konsullore. Ambasadat malazeze kanë vepruar sipas protokollit të vendosur në interes të qytetarëve tanë, ashtu siç është bërë në këtë rast”, tha MPJ e Malit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori