LAJMI I FUNDIT:

Pas një periudhe larg njëri-tjetrit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shihen të kapur dorë për dore në Los Angeles

Pas një periudhe larg njëri-tjetrit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shihen të kapur dorë për dore në Los Angeles

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez dukeshin të lumtur dhe më të dashuruar se kurrë teksa u u panë dorë për dore duke arritur në një studio muzikore së bashku në Los Angeles.

Ylli i muzikës qëndroi pranë partnerit të saj ndërsa kalonin kohë së bashku mes orarit të tyre të ngjeshur.

Pavarësisht se u desh të qëndronin në distancë gjata muajve të fundit për shkak të orareve të ndryshme të projekteve, lidhja e Ben dhe Jennifer dukej mjaft e fortë.

Për daljen e tyre, aktorja e “Hustlers” kishte veshur një xhemper të zi, pantallona gri të ndezura, taka të larta dhe një çantë lëkure të zezë me detaje ari.

Foto: BackGrid

Ndërsa, partneri i nënës së binjakëve u pa me një figurë të pashme teksa ecte pranë saj me një xhaketë gri, bluzë bordo të Dickens dhe pantallona ngjyrë bezhë, shkruan DailyMail.

Ai mbajti një çantë të zezë dhe dukej i emocionuar për t’u ribashkuar me Lopez, pas festës së tyre të parë të Falënderimeve së bashku që nga rikthimi i romancës së tyre në fillim të këtij viti.

Foto: BackGrid

Lopez, 52-vjeçare, thuhet se mendon se marrëdhënia e tyre është ‘e shkruar të ndodhte’ dhe ‘i pëlqen të jetë me Benin’.

Para se të kthehej në Los Angeles ditë më parë, Lopez ishte në Kanada për të filmuar trailerin e filmit të ardhshëm “The Mother”.

Foto: BackGrid

“Jennifer u kthye në Los Angeles nga Vankuveri për të festuar Ditën e Falënderimeve me fëmijët e saj dhe Benin. Javët e fundit kanë qenë intensive për të”, tha një burim i afërt me artisten.

Jen dhe Ben zyrtarizuan romancën e tyre në Instagram në korrik të këtij viti, pasi u panë së bashku në daljet e shumta romantike në Miami, New York dhe Los Angeles.

Foto: Getty Images

Romanca e tyre për herë të dytë erdhi shumë shpejt pasi Jennifer i dha fund fejesës me Alex Rodriguez pas katër vitesh së bashku.

Edhe pse detyrimet e punës i kanë mbajtur të ndarë gjatë javëve të fundit, burimet thonë se dy yjet janë ende shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori