LAJMI I FUNDIT:

Pas ndërrimit të tre kundërshtarëve dhe kaosit të shkaktuar nga McGregor, Khabib do të duelojë për titullin e UFC-së

Pas ndërrimit të tre kundërshtarëve dhe kaosit të shkaktuar nga McGregor, Khabib do të duelojë për titullin e UFC-së
Khabib Nurmagomedov (Foto: Getty Images)

Pas orëve të tërbuara dhe kaotike, me ç’rast u anuluan katër meçe të ndryshme, ‘UFC 223’ më në fund duket se do të ndodhë. Khabib Nurmagomedov do ta zhvillojë duelin e tij për titullin e UFC-së në evenimentin kryesor në Brooklyn të New Yorkut.

Për një arsye apo tjetër, 29-vjeçarit i janë caktuar tre kundërshtarë të ndryshëm brenda një jave, ndërsa tani si kundërshtar definitiv i është caktuar Al Iaquinta.

Khabib Nurmagomedov (Foto: Getty Images)

Duke qenë se Iaquinta peshonte pak mbi kufirin e lejuar për titullin e peshave të lehta, sipas Komisionit Atletik të Shtetit të New Yorkut, ai nuk do të mund ta marrë titullin nëse del fitues.

Të gjitha lajmet për Khabib Nurmagomedov
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Khabib Nurmagomedov

Megjithatë, presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë se do të bëjë maksimumin që amerikani të shpallet kampion në rast se del triumfues.

Al Iaquinta (Foto: Getty Images)

Kampioni i peshave shumë të lehta, Max Holloway, i cili zuri vendin e kampionit të përkohshëm të peshave të lehta, Tony Ferguson, para gjashtë ditësh për t’u ndeshur me Khabib, u detyrua të tërhiqej pasi mjekët e shpallën të pariaftësuar për t’u ndeshur.

Max Holloway (Foto: Getty Images)

Më pas, fillimisht, u kërkua nga Anthony Pettis (të cilit iu anulua meçi ndaj Michael Chiesas, pasi ky i fundit u lëndua gjatë sulmit nga Conor McGregor mbi autobusin ku ndodheshin yjet e UFC-së) që të ndeshej me Nurmagomedov, mirëpo edhe pse peshonte shumë më pak mbi limitin e lejuar, nuk u arrit marrëveshja për t’u zhvilluar dueli.

Anthony Pettis (Foto: Getty Images)

Pastaj në skenë doli Iaquinta, i cili pranoi të ndeshet duke ia dhënë mundësinë Khabibit që të duelojë për titullin që i ka takuar McGregorit deri para një jave, por UFC ia mori për shkak se ai nuk ka dueluar që nga nëntori i vitit 2016.

Të gjitha lajmet për Conor McGregor
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Conor McGregor

Ky vendim i Dana White dhe UFC nxiti një reagim të pamatur të irlandezit të famshëm, i cili e sulmoi autobusin ku ndodhej edhe Nurmagomedov, ndërsa ky veprim shkaktoi disa lëndime, anuloi disa meçe dhe vet Conor përfundoi në polici.

Dueli ndërmjet Khabib Nurmagomedov dhe Al Iaquinta zhvillohet sonte (7 prill) në Barclays Center në Brooklyn të New Yorkut nga 22:00 me orën lokale (rreth orës 4:00 të mëngjesit të të dielës me orën tonë). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori