LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Pete Davidson thuhet se është përqendruar te vetja dhe karriera

Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Pete Davidson thuhet se është përqendruar te vetja dhe karriera

Pete Davidson thuhet se po fokusohet te vetja pas ndarjes së tij me Kim Kardashian që ndodhi në fillim të këtij muaji.

Komediani dhe ylli i realitetit, 41 vjeç, konfirmuan publikisht lidhjen e tyre në nëntor 2021, por u ndanë rrugët pas nëntë muajsh lidhje.


Një burim i afërt me yllin e “Saturday Night Live” 28 vjeç , shpjegoi së fundmi për Us Weekly se, “Pete po fokusohet tek vetja dhe karriera e tij tani dhe po përpiqet ta bëjë veten të lumtur”.

Aktori i “The Rookie” po ia kushton kohën e lirë duke u fokusuar në punën dhe projektet e tij.

Burimi më tej ka shpjeguar se ai ka synime të reja për të ardhmen e tij, shkruan DailyMail.

“Ai ka një seri jashtëzakonisht ambicioze. Pete dëshiron të vazhdojë rutinën e tij të komedisë standup, të sfidojë veten me role të reja aktrimi”, tha ky burim.

“Ai e pëlqeu shumë përvojën në Australi, ishte vërtet i lidhur me kastin dhe ekipin dhe është i emocionuar për të ardhmen”, shtoi burimi.

Burimi shtoi për Us Weekly se Pete nuk do ta ketë problem të jetë në një lidhje tjetër kur të jetë gati të ndërmarrë atë hap.

“Pete është një djalë simpatik me vetëbesim dhe humor, plus ai është gjithashtu super inteligjent dhe një dëgjues i mrekullueshëm. Nuk është aq befasuese për njerëzit që e njohin se ai është kaq i suksesshëm me zonjat”, shpjegoi burimi.

Lajmi se ylli i “Bodies Bodies Bodies” është fokusuar në lumturinë e tij ka ardhur pasi një burim i veçantë informoi E! News se Kim është gati për takime me njerëz të ri.

“Kim është shprehur se është gati të takohet, por duhet të jetë personi i duhur që e kupton jetën e saj. Ajo nuk po cenon lirinë e saj tani”, tha një burim.

Shkëndijat mes ish-çiftit fillimisht nisën kur Pete dhe Kim pasi ylli televiziv u paraqit në një episod të “Saturday Night Live” në tetor 2021.

Të dy ndanë një puthje të shpejtë ndërsa interpretonin rolet e Jasmine dhe Aladdin në një shëtitje magjike në tapet.

Një muaj më vonë në nëntor, dyshja u panë së bashku dhe nuk i fshehën ndjenjat apo dashurinë e tyre për njëri-tjetrin.

Kim Kardashian thuhet është gati për një romancë të re pas ndarjes së Pete Davidson
Lexo po ashtu Kim Kardashian thuhet është gati për një romancë të re pas ndarjes së Pete Davidson

Megjithatë, nëntë muaj më vonë, të dy vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre për shkak të disa faktorëve që kontribuan në ndarje.

Para ndarjes së tyre, komediani kishte punuar jashtë vendit në Australi për të filmuar filmin e tij të fundit, “Wizards!”, duke e shtyrë çiftin të mbante kontakte në distanca të gjata.

Pas ndarjes së tyre të papritur, një burim i afërt i ish ish-ve, shpjegoi për E! News se ata janë ende në marrëdhënie të mira dhe se kanë ‘shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori