LAJMI I FUNDIT:

Pas “Mos um fol”, vjen “E preferume” – S4MM vazhdon me publikimin e këngëve të reja

Pas “Mos um fol”, vjen “E preferume” – S4MM vazhdon me publikimin e këngëve të reja
S4MM (Foto: Screenshot/YouTube/S4MM)

“E preferume” është titulli i këngës së radhës që e ka publikuar S4MM në vazhdën e materialeve të reja muzikore nga albumi i ri.

Reperi nga Tetova ka përgatitur shtatë këngë të reja në kuadër të asaj që e ka quajtur “Java e Legjendës” dhe çdo ditë vazhdon me publikimin e këngëve të reja të shoqëruara me videoklipe.


Gjatë të shtunës, ai e ka publikuar këngën “E preferume” që është realizim nga NIZA x Don Gima e Pvradise. Ndërkaq për anën vizuale është angazhuar produksioni Grandmedia /AVFilms.

“Mos um fol” është kënga të cilën e lansoi gjatë ditës së premte, po ashtu realizim nga NIZA x Don Gima dhe videoklip nga Grandmedia /AVFilms.

Të gjitha lajmet nga S4MM
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga S4MM

“Mir se vjen” dhe “S’po du me dek i ri” janë dy këngët tjera të këtij albumi që Samir Selimi i ka publikuar tashmë. /Telegrafi/