LAJMI I FUNDIT:

Pas lajmit për shtatzëninë, Blake Lively publikon fotografi me shpresën që gazetarët ta lënë të qetë

Pas lajmit për shtatzëninë, Blake Lively publikon fotografi me shpresën që gazetarët ta lënë të qetë
(Foto: Instagram/blakelively)

Aktorja amerikane, Blake Lively, ditë më parë ka konfirmuar se është shtatzënë dhe pret fëmijën e katërt nga martesa me bashkëshortin Ryan Reynolds.

Çifti hollivudian janë prindër të tri vajzave: James, Inez, Betty, ndërsa do të bëhen edhe me fëmijën e katërt.

Pas lajmit për shtatzëninë, Lively ka treguar për presionet me të cilat përballet si një personazh i famshëm gjatë shtatzënisë.


Në profilin e saj në Instagram, ajo ka shpërndarë një sërë fotografish nga periudha e pritjes së bukur, me shpresën se do t’i largojë gazetarët që, siç thotë ajo, e presin para shtëpisë.

View this post on Instagram

A post shared by Blake Lively (@blakelively)

“Këtu janë fotografitë, në të cilat shfaqem unë shtatzënë në jetën reale, prandaj 11 njerëzit që presin jashtë shtëpisë sime për të vështruar do të më lënë të qetë. Po më frikësoni mua dhe fëmijët e mi”.

Blake Lively zbulon se është shtatzënë - aktorja në pritje të fëmijës së katërt me Ryan Reynolds
Lexo po ashtu Blake Lively zbulon se është shtatzënë - aktorja në pritje të fëmijës së katërt me Ryan Reynolds

“Faleminderit gjithë të tjerëve për gjitha dashurën dhe respektin, dhe që vazhdoni të mos i ndiqni profilet dhe publikimet që shpërndajë fotografi të fëmijëve. E keni gjithë fuqinë kundër tyre”.

“Dhe faleminderit mediave që kanë politikë redaktuese për të mos i shfaqur fëmijët. Ju e bëni gjithë dallimin. Shumë dashuri”, ka shkruar 35-vjeçarja në përshkrim.

(Foto: Instagram/blakelively)

Blake ka pozuar në publikimet e lezetshme dhe të relaksuara, të cilat ajo dhe bashkëshorti i saj i ndajnë shpesh me fansat e tyre.

Ndryshe, gjithnjë e më shumë personazhe të famshëm vendosin t’i fshehin sa më shumë fëmijët e tyre nga sytë e publikut, duke mbrojtur privatësinë e tyre dhe të drejtën për të zgjedhur nëse do të bëhen apo jo personazhe publike. Megjithatë, paparacit këmbëngulës shpesh nuk i respektojnë dëshirat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori