LAJMI I FUNDIT:

Pas kthimit nga New Yorku, Rita Ora dhe Taika Waititi eksplorojnë peisazhet e bukura të Skocisë

Pas kthimit nga New Yorku, Rita Ora dhe Taika Waititi eksplorojnë peisazhet e bukura të Skocisë

Rita Ora iu dha fansave një pasqyrë të pushimeve të saj të fundit në Skoci me bashkëshortin Taika Waititi në një postim në Instagram të enjten.

Këngëtarja 32-vjeçare publikoi fotografi të ndryshme nga vende turistike të bukura, përfshirë Kështjellën “Balmoral” dhe peisazhe mahnitëse të këndshme.


Në një fotografi ajo qëndronte në mes të rrugës me terren të egër përreth dhe male në sfond, shkruan DailyMail.

Tjetra e tregonte duke ecur përgjatë një shtegu pyjor ndërsa uji i freskët rridhte pranë saj.

Rita Ora shfaqet me stil të veçantë krah bashkëshortit të saj në një mbrëmje në New York
Lexo po ashtu Rita Ora shfaqet me stil të veçantë krah bashkëshortit të saj në një mbrëmje në New York

Ajo gjithashtu publikoi një video me partnerin e saj, regjisorin Taika, 48 vjeçar, teksa shijonin kohën cilësore së bashku si çift.

Këngëtarja e zhanrit pop shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Kam kaluar kohën më të mrekullueshme në Skoci! E kombinova veshjen me pemët, sigurisht. Do të kthehem shpejt! Ndihem e freskët dhe e rimbushur”.

Rita Ora tregon muskujt e barkut në një bluzë të zezë të shkurtër teksa del nga palestra në New York City
Lexo po ashtu Rita Ora tregon muskujt e barkut në një bluzë të zezë të shkurtër teksa del nga palestra në New York City

Çifti, sipas raportimeve, ka shpenzuar një shumë të bujshme për një vilë në vlerë prej pesë milionë funtesh në Zelandën e Re, thuhet sipas burimeve të tabloidit britanik The Sun.

Prona e madhe disponon katër dhoma gjumi, pishinë, verandë, kopshte private, garazh të madh dhe pamje mahnitëse mbi gjirin detar.

Një burim tha: “Pavarësisht se Taika dhe Rita kalojnë shumë kohë në ShBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Zelanda e Re mbetet ende një pjesë e madhe e identitetit të tij dhe jetës së tyre së bashku. Prandaj, të kesh një vend që mund të quhet shtëpi është shumë e rëndësishme për të dhe familjen e tij. Ata tashmë kanë filluar dekorimin dhe blerjen e mobiljeve për të përshtatur hapësirën. Nuk presin të kalojnë disa kohë atje”.

Në fundjavën e kaluar, Taika u shfaq në emisionin e “Jimmy Fallon” për të promovuar filmin e tij të ri “The Next Goal Wins”, i bazuar në historinë e vërtetë të përpjekjeve të ekipit të futbollit të Samoas Amerikane për të përmirësuar statusin e tyre në mbarë botën.

Pas një loje të çuditshme që Jimmy zhvilloi me Taikan, e cila përfshinte shkopinjtë e bejsbollit dhe topa të kaltër futbolli, prezantuesi e pyeti yllin: “Si është shoqja jonë Rita Ora? Si është Rita?”

Dhe Taika tha: “Ajo është mirë. Ajo tashmë nuk është më shoqja ime, ajo është bashkëshortja ime, tani”.

Jimmy e goditi atë butësisht, duke thënë: “Oh, urime!”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori